Lyon për histori

Pas derbit Inter-Barcelona, vëmendja e të gjithëve do të përqendrohet në Gjermani, ku Bayern Munchen e pret Olympique Lyonin, në përballjen e parë të tyre gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët janë në kërkim të titullit të kampionit, pas atij që e kishin fituar për herë të fundit në vitin 2001. Pas një fillimsezoni katastrofal, gjermanët u këndellën dhe tash luftojnë në tri fronte, në Bundesligë, në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Gjermanisë.
Bayern dhe Lyon janë takuar gjashtë herë në këtë kompeticion, ndërsa kanë statistika të barabarta: nga dy fitore për kokë dhe nga një barazim. Gjermanët kanë dështuar të fitonin në katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve në shtëpi ndaj ekipeve franceze, duke i përfshirë këtu edhe humbjet pikërisht nga Lyoni dhe Bordeaux.
Mirëpo, djelmoshat e trajnerit Louis Van Gaal, pasi e patën mposhtur Juventusin në Torino dhe pasi i eliminuan Fiorentinën dhe Manchester Unitedin, kanë fituar vetëbesim. Ata vijnë pas fitores së lartë 7:0 ndaj Hannoveritt, në Bundesligë.
“Ndeshja kundër Hannoverit ishte mjaft e mirë për ne. Lyon luan me sistem të njëjtë, sikurse Hannover. Ishte një provë e mirë. Ne kishim besim në vete, por nëse fitoni 7:0, sigurisht se besimi rritet edhe më shumë“, theksoi Van Gaal, për të cilin kjo është gjysmëfinalja e tretë me tri klube të ndryshme: me Ajaxin në vitet 1995 e 1997, si dhe me Barcelonën në vitin 2000.
Ai shpreson që ekipi i tij të mos pësojë gol në shtëpi. “0:0 ose 1:0 do të ishin rezultate më të mira sesa 2:1. Ndoshta duket qesharake, por kjo është ajo që është”, shtoi Van Gaal.
Lyon i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në këtë kompeticion ndaj klubeve gjermane. Kjo është hera e parë që ky ekip është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe hera e parë që një klub francez shkon në gjysmëfinale, që nga viti 2004 (Monaco).
Lyon ka mbrojtjen më të mirë në Evropë këtë sezon, duke pësuar vetëm 6 gola në 10 ndeshje të zhvilluara. “Do të jetë vështirë kundër Bayernit. Gjermanët janë gjithmonë të rrezikshëm në ndeshje të mëdha. Siç dihet, Bayern e ka eliminuar një ekip si Manchester Unitedi. Ata kanë lojtarë si Arjen Robben e Franck Ribery, që dinë të godasin. Ne e dimë se çka na pret”, ka thënë trajneri i Lyonit, Claude Puel.
Sikurse Barcelonës, edhe Lyonit i është dashur të udhëtojë me autobus drejt Gjermanisë, në distancën prej 750 kilometrash. Për shkak të suspendimeve, mesfushori me përvojë, Mark van Bommel dhe mbrojtësi Holger Badstuber, nuk do të mund ta ndihmojnë Bayernin në ndeshjen e parë.
Në anën tjetër, mesfushori kamerunas, Jean Makoun (ka lënduar ijën), mbrojtësi Jean-Alain Boumsong (pulpën e këmbës) dhe Mathieu Bodmer (lëndim i kofshës), mbeten jashtë për shkak të lëndimeve.
Liga e Kampionëve
E mërkurë ora
Bayern Munich-Lyon 20:45