E Diel, 1 Nëntor 2026

Berbatov te Milani? Jo, te Man. Junajtid

Menaxheri

“Kam lexuar edhe unë disa artikuj për kalim të klientit tim te Milani, por mund të them se është vetëm një zhurmë e merkatos dhe se në këtë mes nuk ka asgjë reale, të mbështetur në fakte”. Menaxheri Emil Dantçev i sulmuesit bullgar të Mançester Junajtid, Dimitar Berbatov, përgënjeshtron interesin nga ana e kuqezinjve italianë për futbollistin që ai menaxhon. “A kemi një marrëdhënie të vështirë me Aleks Fergusonin? Nuk mundem dhe nuk dua t’i komentoj këto spekulime, bën të ditur Dantçev, i intervistuar nga ‘calciomercato.it’, por mundem të them se për momentin nuk është nevoja për asnjë takim me Fergusonin, sepse situata është e qartë: Berbatov do të qëndrojë te Mançester Junajtid”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›