Aguero: Dua të luaj me Drogbanë te Çelsi
Deklarata
Serxho Aguero ka zgjedhur klubin ku dëshiron të vazhdojë karrierën: ai është çelsi. Blutë e ndjekin talentin argjentinas prej dy vitesh, por vetëm tani 21-vjeçari ka zbuluar preferencën. Lojtari duhej të transferohej në “Stemford Brixh” që prej edicionit të kaluar, por në momentin e fundit, Atletiko e ngriti çmimin e kartonit në 60 milionë euro. “çelsi është një skuadër e madhe, një prej më të fortëve në botë”, deklaroi “Kun” Aguero. “Aty luajnë Drogba dhe Lampard, më të mirët në botë në rolet e tyre. Nuk kam dyshim se do të mësoja shumë duke punuar me ta”. Në garën për shërbimet e sulmuesit janë edhe Mançester Junajtid, Mançester Siti dhe Interi.
#