Runi: Junajtid nuk është ekip individual
Mançester
Uejn Runi është shprehur se Mançester Junajtid nuk është një ekip i varur në një lojtar. Trajneri i çelsit, Karlo Ançeloti, ka deklaruar se Junajtid nuk do të mund të mbijetonte pa Runin, ndërsa Sol Kembëll e ka etiketuar Runin si superlojtarin e Junajtid. Por Runi tha për të përditshmen shumë të njohur angleze, “The Sun”: “Ne jemi të gjithë një ekip, unë nuk do të mund të shënoja gol pa shërbimet e lojtarëve të tjerë. Nëse unë nuk shënoj gol, është gjithnjë një tjetër lojtar që kujdeset për këtë. Ne presim të fitojmë si një ekip, jo në mënyrë individuale”.
#