E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi e do Mesin, por nuk do ta marrë

Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për interesin e Interit për lojtarin më të mirë në botë, Lionel Mesin. Por ai nuk dëshiron të dëgjojë për një transferim të tillë. “Unë e di interesimin e Moratit, pasi atij i pëlqen Mesi, sepse atij i pëlqejnë lojtarët majtoshë, dhe Mesi është futbollisti majtosh më i mirë në botë. Qartë, për ne ai nuk është në shitje, thjesht nuk mund të vendosim një çmim”. Përderisa Laporta e vë në pikëpyetje marrëveshjen për Mesin, ai thotë se i pëlqen shumë Mario Balotelli.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›