E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lypësit romë "nxijnë" rrugët dhe kryqëzimet e kryeqytetit

Gati 90 % e fëmijëve romë, të paregjistruar në gjendje civile
Fëmijë të komunitetit rom, por edhe fëmijë me origjinë të mirëfilltë shqiptare, së fundmi janë shtuar nëpër rrugët e kryeqytetit duke kërkuar lëmoshë për të siguruar bukën e gojës. Ata qëndrojnë nëpër kryqëzime rrugësh në Tiranë, ku ka semaforë, në mënyrë që të fshijnë xhamat e makinave që ndalojnë, me shpresë se mos fitojnë ndonjë 200 lekësh. Pjesa më e madhe e tyre që ushtrojnë këtë profesion, variojnë nga mosha 4-15 vjeç nga të dyja gjinitë. Herë-herë, fëmijët që lypin, shoqërohen edhe nga prindërit e tyre, të cilit i presin me padurim aty pranë. Romë dhe të bardhë që dalin duke lypur rrugëve prej vitesh, janë shtresa më e diskriminuar dhe e përvuajtur e shoqërisë tonë, të cilët prej dy dekadash nuk kanë njohur asnjë lloj mbështetje nga shteti për përmirësimin e kushteve të të jetesës së tyre. Gjendja e romëve në Shqipëri është në kushte të mjerueshme mesjetare, për këtë realitet qeveria shqiptare është kritikuar shpesh herë nga ndërkombëtarët për shpërfilljen e turpshme ndaj tyre. Quhem Lena Bastriu. Jam nëna e pesë fëmijëve, ashtu si shumë të tjera, dal çdo ditë bashkë me 5 fëmijët këtu te Kryqëzimi i Elbasanit dhe fshijë xhamin e ndonjë makine për të mbajtur fëmijët me bukë. Burri im mbledh mbeturina hekurash rrugëve. Jetojmë në çadra, herë nga Stacioni i Trenit, herë në ndonjë vend tjetër. Asnjë nga fëmijën nuk i kam çuar as në klasë të parë as në kopsht, sepse këto po më vdesin për bukë, kështu që shkollimin veç mund ta ëndërrojnë..., u shpreh për gazetën SOT. Në këtë mënyrë, përveç detyrimit moral, qeveria po shkel rëndë ligjin e lirive dhe të drejtave themelore të pakicave. Kuadri ligjor për minoritetet në Republikën e Shqipërisë përfshin një numër të konsiderueshëm dispozitash ligjore të parashikuara në Kushtetutë, të lidhura me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, disa prej të cilave janë, mbështetja ekonomikisht dhe strehimi i tyre,pra të drejtat sociale, ekonomike, kulturore dhe ndalimi i çdo forme diskriminimi, sidomos ndaj femrave. Megjithatë romët nuk janë as pakicë, ata quhen vetëm formalisht të tillë, si pakicë gjuhësore, sepse nuk kanë një shtet referent të saktë për origjinë. Dhe pse ata kanë ardhur në Shqipëri prej shekujsh, nuk jetojnë në mënyrë të barabartë si pjesa tjetër e qytetarëve. Kushtet e varfra të jetesës dhe situata e pa favorizuar sociale e banorëve romë, është një problem që nuk u është kushtuar asnjëherë vëmendje nga strukturat qeveritare. Treguesit socialë për popullsinë rome shikohen lehtësisht se janë shumë herë më të ulët se mesatarja kombëtare, madje pjesë më e madhe e këtij minoritetit nuk kanë as banesa. Përveç romëve, nëpër rrugët e kryeqytetit dalin duke kërkuar lëmoshë edhe qytetarë shqiptarë të mirëfilltë, të cilët jetojnë në varfëri ekstreme pa gëzuar standardet më minimale të jetesës. Deri më tani nuk ka funksionuar asnjë strategji kombëtarë për përmirësimin e kushteve të jetesë së kësaj shtrese, ndonëse janë hartuar programe dhe miratuar fonde nga çdo qeveri.  
Fëmijët lypsa, të paregjistruar
Gati 90 % të fëmijëve që dalin rrugëve duke lypur, nuk figurojnë të regjistruar në zyrat e gjendjet civile. Jo vetëm nënat rome, por edhe shumë nëna të tjera, i kanë lindur fëmijët e tyre në shtëpi dhe nuk janë pajisur me certifikate lindjeje. Ndërkohë, pjesa e fëmijëve që nuk kanë vazhduar klasën e parë dhe që lypin nëpër rrugët e Tiranës, nuk u figuron emri në asnjë dokument shtetërorë. Në këtë mënyrë, ata nuk përfitojnë nga shteti asnjë ndihmë ekonomike, shëndetësore etj. Mungesa e regjistrimit është një çështje shumë e rëndësishme si për komunitetin rom ashtu dhe atë shqiptar, pasi atyre u mungojnë dokumentet ligjore bazë, të nevojshme për përfitimin e asistencës sociale dhe ekonomike, shërbimit shëndetësor, arsimit, mundësive për punësim dhe përfaqësim politik, mjet për parandalimin e trafikimit dhe llojeve të dhunës. Regjistrimi i tyre deri më tani është bërë vetëm nga shoqata të huaja dhe vendase joqeveritare, i cili ka qene jo i mangët dhe jo ligjorë. Ndërkaq, duke mos pasur një numër të saktë të komunitetit rom në Shqipëri dhe nisma serioze nga strukturat e shtetit për ti regjistruar, integrimi i tyre në pjesën tjetër të shoqërisë do të jetë i vështirë dhe i parealizueshëm edhe për shumë vite të tjera.

******************************************
Diskriminimi social i fëmijëve romë

Meqenëse arsimi domosdoshmëria themelore për të ardhmen e njeriut dhe arsimi bazë është i detyrueshëm për të gjithë, fëmijët romë dhe shqiptarë janë lënë pas dore duke shkelur ligjin për arsimin e detyrueshëm, gjë e cila ka sjellë heqjen e të drejtës të kësaj shtrese për konkurrencë në tregun e punës. Konkurrenca në tregun e punës kërkon që fëmijët rome të jenë të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht për të qenë vend në administratë, kurse ata janë në rrezik për ekzistencën fizike. Ndërkaq, këto fëmijë që kanë dalë në rrugë, janë të privuar nga arsimi, të detyruar nga prindërit për të punuar dukë siguruar mbijetesën. Situata. Rreth 85 %  e komunitetit rom jeton nën nivelin e varfërisë në Shqipëri, pa e krahasuar me standardet evropiane. Fëmijët e romëve të moshës shkollore deri në 15 vjeç janë analfabetë dhe ato që i përkasin gjinisë femërore janë të martuara. Të ardhurat mesatare mujore për këto familje janë 2-3 herë më të ulët se për familjet që nuk i përkasin këtij komuniteti. Shumë familje rome jetojnë në lagje të varfra, pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike dhe pa ndihmë shëndetësore. Kryeqytetit kohët e fundit është mbushur me fëmijët e rrugës, të cilët jetojnë fëmijërinë e tyre ne rruge ku i mohohet e drejta për të pasur një emër se janë të pa regjistruar,e drejta e shkollimit, e të ushqyerit, e drejta e kujdesit shëndetësor etj. Së dyti, pjesa më e madhe e fëmijëve romë nuk figurojnë nëpër regjistrat civile, sepse ato nuk janë regjistruar as kur kanë lind dhe meqenëse nuk kanë shkuar as në shkollë, nuk figurojnë në asnjë dokument shtetëror. Shumë nëna rome i lindin fëmijët në shtëpi dhe nuk i regjistrojnë fëmijët e tyre. Të rriturit e papunë, nuk mund të përfitojnë asnjë ndihmë financiare nga ana e strukturave shtetërore, sepse nuk janë të regjistruar. Po kështu, privohen edhe nga sistemi i sigurimeve, si shoqërore dhe shëndetësore.

******************
Flasin romët

Lena Bastriu
"Jam nëna e pesë fëmijëve, 35- vjeçe. Ashtu si shumë të tjera, dal çdo ditë bashkë me 5 fëmijët këtu te Kryqëzimi i Elbasanit dhe fshij xhamin e ndonjë makine për të mbajtur fëmijët me bukë. Burri im mbledh mbeturina hekurash rrugëve. Jetojmë në çadra, herë nga Stacioni i Trenit, herë në ndonjë vend tjetër, pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike dhe pa ngrohje. Asnjë nga fëmijët nuk i kam çuar as në klasë të parë as në kopsht, sepse këto po më vdesin për bukë, kështu që shkollimin fillorë veç mund ta ëndërrojnë, se nuk kemi mundësi që ta përballojmë. Verës zakonisht shtegtojmë nëpër fshatra të vendit, duke shitur plaçka, ndërkohë që edhe lypim lëmoshë derë më derë. Nuk marr asnjë lloj ndihme ekonomike. Fëmijët i kam lindur në çadër dhe nuk janë të regjistruar. Edhe ata lypin dhe fshijnë xhamat e makinave.

Kleda
Jam 10 vjeçe dhe ka 3 vite që lyp nëpër rrugë. Kam 3 vëllezër dhe 4 motra. Disa lypin në rrugë të tjera, kurse të tjerë mbledhin kanoçe. Nganjëherë më shoqëron edhe mami kur dal këtu. Para ca kohësh më çuan dy muaj në klasë të parë, por babai nuk më lejoi më. Nuk di të lexoj as të shkruaj. Në darkë flemë në një vend afër shinave të trenit në Laprakë, aty kemi një kasolle të mbuluar me llamarina. Motrën e madhe e kemi martuar. Ajo tani i ka mbushur 14 vjeçe dhe është shtatzënë. Babai më ka thënë se pas 3 vjetësh do të më martojë edhe mua.  

Bukurie Selimi
Dal çdo ditë nga rruga përballë Parlamentit deri tek Kryqëzimi i Elbasanit, bashkë me tre fëmijët e mi. Meqenëse fëmijët i kam të vegjël, jam e detyruar ti marr me vete. Siç e sheh kam, katër fëmijë dhe më i madhi është 9 vjeç. Zakonisht, fitoj nga 400-300 lekë, por ka ditë që nuk fitoj asnjë lekë. Përveç lypjes, pastrimit të xhamave të makinave dh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›