E Diel, 1 Nëntor 2026

Lypësit tradicionalë, përballë lypësve politikë të veshur me "Armani"

Nga Besi BEKTESHI
Jemi në kohë lypësish dhe megjithëse jemi një popull jo i pasur, në të vërtetë tregohemi tepër bujarë me të gjithë. Nuk guxon të ulesh në një lokal kur mbas shumë pak fillon mësymja e lypësve që shpesh herë ndodh që vijnë njëri pas tjetrit, duke të krijuar bindjen se jemi në kohë të një lypje masive që po zëvendëson konceptin e munguar të punës me tendencën e lypjes. Po ti shtosh edhe lypësit e rrugëve pastaj.... Në fakt shumica janë cingarelë të vegjël dhe më të rritur që kanë gjetur parajsën në qytetërimin tonë. Nuk kanë shumë faj, sepse janë të lirë të jenë të varfër dhe këtë liri ja ka dhënë ky qytetërim që po ndërtojmë. Ka edhe prej atyre që kanë kuptuar se më i sigurtë je duke lypur, se sa duke punuar. Bie fjala po të gjesh një punë të çfarëdoshme si hamall mund që të merresh në punë një herë në tre ditë dhe paguhesh vetëm 500 lekë. Kurse kur lyp ke të sigurtë këtë shifër ditë për ditë. Por një 500 lekësh në ditë është edhe një pension i lartë dhe një punë në të zezë ose edhe në të bardhë sipas shtetit shqiptar, që nuk lejon të ketë pagë më të vogël se 16.000 lekë të reja. Atëherë ku është diferenca??!! Në Shkodër kanë shekuj që thonë: Lypja faqen e zezë ka, por nuk të len pa gja!! Një pensionist ka turp që të lypë, por ai është në shkallaren e pagës në një rang me lypësit edhe pse mund të ketë mbi 40 vite kontribut në këtë shtet si atëherë dhe tani. Kuptohet se pensioni është njëra anë. Po ndihma ekonomike?? Ajo është shumë më pak se sa fitimi i përditshëm i lypësve edhe më atë më me pafat që në fund të fundit një 200 lekësh në ditë e nxjerr, sepse nga 10-të deri në 20 lekë në një xhiro lokalesh do ta fitojnë se sbën nga që një shifër e tillë as që i hyn kujt në punë dhe natyrisht ka edhe për kamerierin dhe për cingarelin. Bukur fort!! Një fjalë gojë që po them bukur fort, sepse kur është një shtresë prej gjysmë milioni njerëz që jetojnë në nivelin e lypësit që shoqëria i mban me kusure, kjo do të thotë se nuk i kemi bërë mirë llogaritë për dinjitet njerëzor. Nuk është çështje e qeverisë së sotme që e cila si pensionet dhe pagat i ka çuar me ritme më të larta se sa bie fjala në 2005- sën. Problemi është te sistemi lypje i cili është barabar me sistemin pension dhe pagë në Shqipëri. Sepse, në botën normale sa do të lypësh në rrugë, nuk mund të fitosh sa një pagë mujore apo sa një ndihmë ekonomike!! Por ky nuk është problemi i vetëm. Lypësit janë të ndershëm në mënyrën e tyre të të jetuarit. Të ndershëm, sepse nuk vjedhin dhe më kryesorja nuk të premtojnë gjë. Kërkojnë vetëm lëmoshë, e cila duhet të jetë termi i vërtetë i lypjes. Tani lëmosha pension dhe pagë e shtetit, është më poshtë se lëmosha e njerëzve në rrugë përballë lypësve. Lypësit nuk të premtojnë asgjë, ato kërkojnë vetëm copën e tyre pa asnjë premtim. Patjetër që kjo është ndershmëri në trendin që ato kanë në jetën e tyre të përditshme. Po, mund të thuhet se nuk duan të punojnë. Po se mos është kujdesur kush, që të punojnë, ose që të mbrohen nga shoqëria për të mos lypur. Përfundimi.... Janë më të sinqertë se ato që lypin duke premtuar dhe që pastaj premtimin nuk e mbajnë. Këto të fundit janë politikanët. Tani ka filluar lypja masive e votës dhe ky është momenti kur fytyrat e tyre janë më të qenësishme, më të afruara me masën dhe më të ngritura në art, në rolin e madh të shkrirjes me njerëzit.
Por këto lloj lypësish ( në të vërtetën e madhe të gjitha fushatat elektorale janë një lypje e votës, një kërkesë me shtrirje dore për të siguruar një votë dhe një konsensus, për ato që premton) kanë një të keqe të madhe se premtojnë, dhe kanë dy defekte të qartë në këtë drejtim. E para është se nuk ka në programin e lypjes së votës një, dy apo tre propozime mbi të cilat bëhet edhe dalja në fushatë. Të gjithë lypësit politikë premtojnë absolutisht çdo gjë!! Përmbysin në kërkimin e tyre të votës absolutisht çdo gjë të deri tanishme, dhe premtojnë pikë për pikë çdo gjë, që ai që ka qenë më përpara ka premtuar!! Të duket se me lypjen masive të votës, çdo gjë fillon nga e para dhe nga viti Një. Pra të gjitha të premtuarat përsëriten dhe kjo tregon qartë dashje pa dashje se premtimet dikur nuk janë mbajtur, përderisa përmbyset çdo gjë kështu. Pikërisht kjo është e dyta që ka të bëjë me mos mbajtjen e premtimit. Një lypës tradicional të vjen e të kërkon 10 qindarka dhe të uron to ruajt zoti ty dhe fëmijët ose bëj sevap e mi fal 100 lek. Më të tillë lypës je i qartë se çfarë kërkojnë, se çfarë kanë si synim dhe se çfarë ke ti mundësi për ti dhënë, por edhe se ke bërë mirë. Kur vijnë ato që të lypin votën nuk je i qartë tamam se çfarë kërkojnë, se çfarë kanë si synim dhe patjetër nuk je i qartë në se ke mundësi për ti dhënë atë që kërkojnë, dhe për më tepër në se bën mirë apo jo!!. Lypësit tradicional kërkojnë 10 qindarka dhe ti e di, lypësit politikë kërkojnë votën dhe ti nuk mund të jesh i qartë nga që janë shumë, në se vota shërben apo jo si qindarkat për cingarelin.
Jo nuk e di, sepse të vijnë ta kërkojnë hidhe te unë dhe mund ti shkojë dikujt tjetër.
Nuk e kupton e do ai apo ai tjetri shok me të. Nuk e di se çfarë kanë synim, sepse lypësi i do lekët për të mbajtur frymën gjallë, kurse lypësit politikë për të mbajtur gjallë postin e tyre për tu pasuruar akoma më shumë. Për më tepër pa shërbyer asnjë ditë dhe pa punuar asnjë ditë. E kjo nuk është shumë rastësore. E kundërta po. Kurse në qoftë se nuk ke qindarka për lypësin tradicional ai ecën drejtë dhe të harron kurse lypësit politikë të regjistrojnë dhe të matin se nga cili krah je të ndajnë në rreshta dhe ushtri të ndryshme etj., etj. Ke edhe mundësi të mos ju japësh gjë, por ashtu përsëri të regjistrojnë dhe natyrisht me ato vota që marrin nga ushtritë e përqendruara pastaj të bëjnë edhe gjyqin me një administrim pushteti që të lë pa mënd. Kur i jep lypësve tradicionalë 100 lekëshin në çdo moment ke bërë mirë. Por kur i jep lypësve politikë votën dhe mbas disa kohëve shikon që ke bërë keq kjo është pastaj që të ulërish, por për veten që je treguar një idiot i plotë që ndihmon lypësin që mirë që të gënjen dhe vjedh, por edhe të vret më mënyra nga më të ndryshmet për të të marrë shpirtin për ditë, për muaj dhe vite me radhë pse ti dikur, i ke dhënë lëmoshë. Kjo është e keqe shumë, dhe patjetër duhet ndrequr. Në këtë pikë si ka ardhur puna në Shqipëri, është më e kollajtë të investosh 100 lek në cingarelët e vegjël që sa mbledhin disa prej tyre, shkojnë e pijnë ndonjë coca cola apo hanë ndonjë byrek, se sa në cingarelët me Armani që me votën tënde vendosin financa për vete në Zvicër, ndërtojnë vila dhe blejnë makina luksoze, shëtisin veten dhe fëmijët, por edhe dashnoret në perëndim dhe lindje, apo kapardisen ditën e marrjes së 100 lekëshave vota duke mos të thënë as ta baftë zoti hallall ose të dhëntë zoti shëndet etj., etj. Pastaj fillojnë të mos të shohin në sy, të mos kujtohen më për ty, të tallen për ditë me ty dhe ti si popull harron se të kanë ardhur, për të të lypur votën. Ato të kanë gënjyer, sepse të kenë premtuar të gjitha. Dritat, arsimin, shëndetin, pensionin, rrugën, kanalin, kazanët, lulishtet, kopshtet, drejtësinë, ruajtjen e pronës, policin në shërbim, lirinë e fjalës dhe të punës, uljen e taksave, mbrojtjen sociale,argëtimin dhe kulturën, sportin dhe relaksin, udhëtimin dhe vizat, bujqësinë dhe ekologjinë, barazinë mes njerëzve dhe ndëshkimin e kriminelit, etj., etj. E në fakt të gjitha këto i kanë bërë, por përsëri i premtojnë nga e para. Sepse kjo gjë po ndodh nga që ikën një lypës politik dhe vjen një tjetër akoma më lypës se sa ai, dhe kërkon të njëjtën gjë për të premtuar po të njëjtat gjëra. Por që nuk i mban, dhe ndoshta i bën akoma më keq. Prandaj në përballje me cingarelët këto me kostum Armani janë të rrezikshëm, sepse bëjnë dëm  të madh, i cili përkthehet në shkatërrim ekonomik, financiar, moral dhe politik dhe të gjitha këto vetëm e vetëm, se nuk ke ditur cilin lypës të respektosh dhe cilin mos ta pranosh as në derë dhe as në rrugë. Po atëherë si i bëhet hallit? Jo nuk i bëhet shumë hallit, sepse duhet që të kalojë kohë që cingareli të jetojë normalisht dhe kostumi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›