E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptari vritet me plumb në kokë

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në një lokal nate në Vigevano të Pavias. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lokalin "Sayonara", në një moment kur lokali ishte plot me njerëz.

Nga të dhënat e para mësohet se vrasësi ka afruar viktimën, pranë një ballkoni, fillimisht e ka përqafuar të riun dhe më pas ka nxjerrë pistoletë dhe e ka qëlluar në kokë.

Për momentin nuk bëhet i ditur emri i viktimës, por mësohet se njihej si person me precendentë penalë për vjedhje, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa. Policia po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›