E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po fryjnë erëra të nacionalizmit në kufirin serbo-shqiptar

Share

Agjencia INA i bën jehonë një apeli të intelektualëve shqiptarë të Luginës së Preshevës (ky është emërtimi që kanë parapëlqyer për veten autorët e Apelit në fjalë), të cilët kanë reaguar flakë për flakë ndaj vizitës së Tadiçit në Kosovë dhe ndaj qëndrimeve që ai ka mbajtur. Në këtë deklaratë u kërkohet presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës e të Shqipërisë të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e kjo, sipas tyre, duhet të bëhet në rrethanat që zyrtarë të lartë të shtetit serb këtë po e bëjnë tash e disa herë në Kosovë [për të mbrojtur] një grusht bashkëvendësish të tyre.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi, duhet të marrin përgjegjësinë dhe shembullin, [e] të vijnë një ditë e të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo-historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitetet tjera, shprehet ky forum.

Sipas të gjitha gjasave, apeli i tyre do të bjerë në vesh të shurdhër.

respublica.al

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›