M. i Jashtëm gjerman përshëndet nesër Kuvendin e Kosovës
Në axhendën e kryediplomatit gjerman, i cili mbërrin nesër në Prishtinë, janë edhe takimet me përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, vizitat në komunën dhe Manastirin e Graçanicës, si dhe në komandën e KFOR-it dhe kontigjentin gjerman në Prizren.
Kryediplomati gjerman viziton Kosovën në kuadër të turit të tij të parë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Zagrebin, Beogradin dhe Sarajevën. “Krahas marrëdhënieve dypalëshe të këtyre vendeve me Gjermaninë, situata politike e rajonit, gjendja e reformave si dhe perspektiva e tyre evropiane, përbëjnë temat kryesore në të cilat do përqendrohet ministri i Jashtëm gjerman gjatë këtij udhëtimi”, njoftoi dje ambasada gjermane në Kosovë.