E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Koha që Sllovakia ta njohë Kosovën

Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti Sejdiu e cilësoi si një moment tepër të rëndësishëm mendimin e qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. Sipas kreut të shtetit kosovar, “pas mendimit të GJND-së është gjithçka e qartë edhe për shtetet që kanë pasur hezitime për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur”.

Po sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, Sejdiu kërkoi në takim që edhe Sllovakia të lëvizë përpara dhe ta njohë Republikën e Kosovës, duke i hapur rrugën bashkëpunimit me të në të gjitha fushat. Ai vuri në dukje se Kosova dhe Sllovakia kanë shumë fusha të rëndësishme bashkëpunimi.

Presidenti Sejdiu nënvizoi se prioritet i vendit është sigurimi i numrit sa më të madh të njohjeve dhe anëtarësimi në sa më shumë institucione ndërkombëtare. “Ne nuk kemi tjetër vizion, përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, pohoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›