E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-Bentler: Veriu i Kosovës mbetet sfidë

Siç bën e ditur zyra e shtypit e kryeministrit, Thaçi tha në pritjen e lamtumirës për gjeneralin Bentler se institucionet e Kosovës do të bëjnë çmos që atje të mbizotërojë ligji, qeverisja demokratike dhe zhvillimi social-ekonomik. Ai falënderoi gjeneralin Bentler për kontributin dhe punën e palodhur si komandant i KFOR-it në një periudhe te rëndësishme për Kosovën.

“Institucionet dhe qytetaret e Kosovës çmojnë lart dhe kanë besim të plotë në rolin e KFOR-it dhe të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, pohoi kryetari i Qeverisë së Prishtinës, duke e siguruar gjeneralin Bentler për vazhdimësinë e bashkëpunimit te shkëlqyer me komandantin e ri te KFOR-it.

Thaçi dhe gjenerali Bentler shprehën mendimin se kalimi i kompetencave nga KFOR-i për ruajtjen e kufijve të Kosovës dhe të objekteve kulturore e fetare tek Policia e Kosovës, është shenjë e përmirësimit të gjendjes së sigurisë, por edhe të profesionalizimit të strukturave vendore të sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›