Qeveria rrit kuotat per masterat rihapen regjistrimet

Shtohen me mbi 20 kuotat e studimeve per ciklin e dyte. Hiqen kuotat per ata qe duan te vijojne program te dyte masteri
14484 kuota per masterat profesionale dhe shkencore ka miratuar qeveria nepermjet ndryshimit te djeshem te vendimeve per keta mastera. Ne kete menyre me shume se 5000 kuota jane shtuar ne krahasim me nje vit me pare nderkohe qe shumica e universiteteve i kane dhene fund fazes se regjistrimeve te cilat do te rihapen pas ketij vendimi. Po ne vendimin e djeshem eshte zeruar kuota per ata qe deshirojne te vijojne nje program te dyte studimi master shkencor ose master profesional duke bere qe te gjithe ata qe kane nje diplome master te mos kene mundesi te vijojne studimet per nje te dyte ne universitetet publike.
Rritja
Numri i larte i aplikanteve ne programet master duket se e ka detyruar qeverine qe te rrise numrin e studenteve qe do te hyjne kete vit ne programet master shkencore dhe profesionale. Per masterat shkencore qeveria ka percaktuar 300 kuota me shume sesa ne vendimin e meparshem. Nderkaq per sa u perket masterave profesionale jane percaktuar 900 kuota me shume ne krahasim me vendimin e meparshem duke e cuar numrin total te kuotave te reja per kete vit akademik ne 1200 ne krahasim me ata qe jane regjistruar dhe me mbi 5000 kuota me shume ne krahasim me kuotat e percaktuara per vitin e kaluar akademik 2009-2010.
Masterat shkencore
Sipas vendimit te qeverise 6330 kuota jane rezervuar per programet dyvjecare te ciklit te dyte te studimeve pra masterat shkencore 2 mije e 500 me shume nga sa ishte nje vit me pare. Nderkohe kete vit qeveria ka percaktuar kuota te vecanta edhe per kater kategori te tjera. Keto kuota kane te bejne me personat me aftesi te kufizuara dhe te huajt. Keshtu te gjithe studentet qe nuk kane shtetesi shqiptare do te mund te aplikojne per programet e ciklit te dyte te studimeve vetem per 50 kuota. Ndersa nje sasi e vecante prej 20 kuotash u eshte rezervuar te gjithe bashkeqytetareve tane te cilet jane te verber me vertetim te komisionit perkates.
Per me teper kete vit do te perfitojne ne menyre te posacme 20 kuota edhe anetaret e komunitetit egjiptian dhe rom. Sipas Ministrise se Arsimit dhe te Shkences krahasuar me nje vit me pare ka nje rritje me afro 2800 kuota per keto programe studimi.
Masterat profesionale
Rritje te kuotave per masterat profesionale me 20 per qind ne krahasim me vendimin e meparshem vendosi dje Keshilli i Ministrave. Ne kete menyre jane percaktuar plot 7774 kuota per masterat profesionale te ndara per kategori te ndryshme.
Kuotat e miratuara permbajne 6997 kuota per pranime te reja per studentet nga Shqiperia prej te cilave 777 jane percaktuar per shqiptaret nga Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe Lugina e Presheves. Sikurse edhe per masterat shkencore te verbrit dhe romet e ballkano-egjiptianet kane te rezervuara nga 20 kuota. Nderkaq per here te pare jane percaktuar 50 kuota per studente te huaj.
Regjistrimet
Aplikimet per ne programet e ciklit te dyte qofshin keta mastera shkencore apo mastera profesionale kane nisin tashme ne universitetet e vendit ku ne shumicen e tyre kane perfunduar por pritet nje faze e re regjistrimesh cka pritet te ndodhe brenda dy javeve ne vijim.
Pranimet do te percaktohen ditet ne vijim nga vete universitetet. Institucionet publike te arsimit te larte percaktojne kriteret e pranimit te kandidateve dhe i bejne ato publike paraprakisht - percaktohet ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Ne cdo rast cdo program studimi i ciklit te dyte funksionon ne vitin e pare per vitin akademik 2010-2011 ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente. Burime nga Universiteti i Tiranes Universiteti Politeknik dhe Universiteti Bujqesor i Tiranes bejne te ditur se kriteri i vetem ka per te qene nota mesatare e marre gjate tri viteve te para te studimeve nderkohe qe nese ka barazi ndermjet ketyre notave atehere do te kryhen intervista te vecanta me secilin prej kandidateve nga nje komision ad hoc qe do te ngrihet brenda departamenteve perkatese. Kete vit jane percaktuar ne vendim edhe kritere te vecanta per nje program. Keshtu cdo program studimi i ciklit te dyte funksionon ne vitin e pare per vitin akademik 2010-2011 ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente.
Ku kryhet aplikimi
Aplikimi kryhet ne sekretarite e shkollave te larta. Aplikantet duhet te kene perfunduar medoemos diplomen e nivelit te pare ose bachelor. Ata duhet te paraqesin ne sekretari dosjen e aplikimit ku permbahet kopje e noterizuar e diplomes dhe e listes se notave nje dokument identifikimi dy fotografi nje kerkese me shkrim ku specifikohet dega ku aplikohet dhe dega e pare qe ka perfunduar aplikanti si edhe nje CV. Pas dorezimit te dokumentacionit aplikantet do te presin mbledhjen e komisionit ad hoc i cili do te vendose se cilet jane fituesit. Kriter per kete do te perdoret vetem mesatarja e bachelorit nderkohe qe nese me shume se nje person kane te njejten mesatare atehere do te behet vleresimi i CV-se se aplikantit dhe njekohesisht do te intervistohen te interesuarit.
Tarifat
Per sa u perket tarifave vendimi percakton se aplikantet qe do te fitojne te drejten ne nje program studimi te ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin akademik 2010-2011 dhe qe u perkasin shtresave sociale si te verber/te shurdher invalide paraplegjike dhe tetraplegjike femije jetime femije rome ballkano-egjiptiane femije te policeve dhe ushtarakeve te rene per shkak te detyres dhe te ish-te perndjekurve politike paguajne nje kuote ne masen 50 per qind te tarifes se shkollimit. Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta qe u perkasin po ketyre shtresave sociale. Vendimi gjithashtu percakton se studenti i nenshtrohet vetem nje tarife shkollimi pagesa e se ciles behet me keste te percaktuara nga institucioni i arsimit te larte. Studentet perserites i nenshtrohen tarifes se shkollimit te vitit akademik ne te cilin vazhdojne rregullisht studimet - thuhet ne vendim.
Tarifa nuk do te paguhet as nga studentet e vitit te pare qe kane perfunduar me Medalje te Arte ciklin e pare te studimeve dhe studentet e vitit te dyte qe kane perfunduar shkelqyeshem vitin e pare. Shtetasit e huaj qe do te vazhdojne studimet e ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi si shtetasit shqiptare me perjashtim te rasteve kur ne kuader te marreveshjeve ndershteterore eshte parashikuar ndryshe - percakton vendimi.
Kuotat ndash master profesional
aKuotat e pranimeve te reja per programet e studimit Master profesional 7774
bKuotat per programe te dyta studimi 0
cKuota per transferimin e studimeve 100
c Kuota per te huajt 50
d Kuota per te verbrit 20
dh Kuota per romet/ ballkano-egjiptianet 20.
Kuotat ndash master shkencor
a Kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit Master i shkencave 6330
b Kuotat per programe te dyta studimi 0
c Kuotat per transferimin e studimeve 100
c Kuotat per te huajt 50
d Kuotat per te verbrit 20
dh Kuotat per romet / ballkano-egjiptianet 20.