E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendetesia me shume fonde per shendetin publik

Ministri Vasili per gjashte muaj president i Rrjetit Shendetesor te OBSH-se per vendet e Evropes Juglindore

Per gjashte muaj shendetesia shqiptare do te jete ne krye te Rrjetit Shendetesor te Organizates Boterore te Shendetesise per vendet e Evropes Juglindore. Si vend lider pergjate kesaj periudhe shendetesia jone do te siguroje me shume fonde per shendetin publik. Ne te njejten kohe shume specialisteve te kesaj fushe do tu hapen dyert per trajnime per te rejat me te fundit si dhe per shkembim pervojash mes stafeve. Ne mbledhjen e 24-t te ketij rrjeti zhvilluar dje ne Tirane kreu i shendetesise Petrit Vasili eshte shprehur se kjo nisme lehteson komunikimin e shendetesise sone me ate te vendeve rajonale e me gjere.

Rrjeti

Nisma ka gjetur mbeshtetjen edhe nga Komisioni Evropian Keshilli i Evropes dhe OBSH. Ne cilesine e presidentit te SEEHN ministri i Shendetesise Petrit Vasili tha Kjo nisme lehteson komunikimin e shendetesise sone me ate te vendeve rajonale e me gjere dhe krijon aksese te reja ne menyre te vecante per shtyllat kryesore te reformes sone qe mbeten menaxhimi efikas i sistemit si dhe edukimi ne vazhdim per personelin mjekesor.

Ai vuri ne dukje se bashkepunimi rajonal mundeson shendetesine pa barriera qe u ka munguar shqiptareve duke shtuar se Shqiperia me kete dimension qe merr lehteson aksesin per fondet dhe elemente te tjera pasi perfundimisht sillet si nje vend lider dhe jo inferior ne shendetesi.

Vasili vleresoi punen e bere nga ky rrjet per kohezionin social ndertimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon per ndertimin e nje jete me te shendetshme per qytetaret tane duke e konsideruar shembull te shkelqyer te bashkepunimit rajonal. Ne kete drejtim ai permendi projektin e shendetit mendor i cili shtroi nje bazament te sigurt per projektet dhe nismat e tjera.

Fondet

Lehteson shume komunikimin e shendetesise sone me shendetesine rajonale edhe me gjere. Krijon aksese te reja ne menyre te vecante per shtyllat kryesore te reformes sone qe jane menaxhimi efikas i sistemit duke eliminuar plotesisht informalitetin dhe se dyti krijon hapesira pa fund per specialistet shqiptare per tu formuar e trajnuar gjithmone e me mire - tha Vasili.

Perfaqesuesit me te larte te shendetesise nga vendet e rajonit pasi kane prezantuar reformat e ndermarra ne vendet e tyre kane nenshkruar edhe nje marreveshje bashkepunimi me vendin tone.

Vasili garantoi pjesemarresit per mbeshtetjen politike dhe teknike te Shqiperise gjate presidences se saj te Rrjetit per permbushjen e detyrimeve lidhur me institucionalizimin e sekretariatit te SEEHN ne Shkup por edhe per te hedhur veshtrimin drejt sfidave te reja te bashkepunimit rajonal. Bashkepunimi rajonal ne shendetesi i vendeve te Evropes Juglindore filloi me angazhimin e ndermarre nga keto vende ne Dubrovnik ne vitin 2001 per te perballuar nevojat shendetesore per popullatat vulnerabel por edhe per te cuar me tej bashkepunimin rajonal ne lidhje me shendetin publik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›