MAQEDONI- DISKUTIME
Parlamenti i Maqedonisë sot do të nisë debatin lidhur me iniciativën e BDI-së për shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeparlamentari Lubisha Georgievski ka caktuar fillimin e seancës së jashtëzakonshmeku si pikë e rendit të ditës do të jetë iniciativa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme Parlamentare. Parlamenti do të shpërndahet nëse do të votojnë 61 deputetë. Në rast se mbështetet ky propozim, atëherë kryetari i Parlamentit sjell vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas ekspertëve dhe procedurave ligjore, pas shpalljes së vendimit për zgjedhje në gazetën zyrtare, atëherë në afër prej 60 ditëve duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të angazhohet edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Në rast se do të votohet për shpërndarjen e Parlamentit, atëherë pritet që zgjedhjet të mbahen deri në fund të muajit qershor. Ndërkohë, të gjitha partitë pritet të caktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.