PS- NGJARJA E GERDECIT
PS vazhdon te denoncoje qeverine si pergjegjesen kryesore te tragjedise se gerdesit. Ylli Manjani nga selia roze duke ju referuar deklarateve te medias ku deshmohej qarte lidhja e shtetit me fabriken e vdekjes tha se si presidenti Topi ashtu edhe kryeministri Berisha kane shkeluar betimin Kushtetues pasi kane gënjyer popullin per te verteten e tragjedise. PS i kerkonProkurorisë të hetojë edhe kundër Presidentit dhe Kryeministrit për motivet kriminale të kësaj gënjeshtre kaq të madhe, që synoi të fshehë përgjegjësinë për krimin shtetëror.