E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Mekejn, Obama flasin per trupat amerikane ne Irak

Kandidati republikan per president, Xhon Mekejn, akuzoi rivalin e tij, Barak Obama, se nuk e kupton se cfare rrezikohet ne Irak. Ne nje interviste te transmetuar ne nje televizion amerikan, senatori Mekejn mbrojti deklaraten e tij se senatori Obama, i Partise Demokrate, do te zgjidhte me pare humbjen e luftes sesa humbjen e zgjedhjeve. Mekejn tha se Obama e kishte kundershtuar rritjen e numrit te trupave amerikane ne Irak vitin e kaluar per perfitime politike. Kurse Obama, ne nje tjeter interviste, pranoi se rritja e numrit te trupave amerikane ka ndihmuar ne uljen e nivelit te dhunes ne Irak. Obama tha se Shtetet e Bashkuara kane nevoje per nje politike te re te jashtme, e cila perdor nisma ushtarake, diplomatike, ekonomike, kulturore dhe arsimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›