MAQEDONIA, GREQIA DHE PASAPORTAT E KOSOVES
Eshtë një lidhje e kushtëzuar; shteti që njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës, si sovran dhe subjekt i bashkësisë shtetërore ndërkombëtare, njeh njëherësh edhe dokumentin themelor të shtetasve, pasaportën.
Por, në rastin Kosova shtet, po ndodh një paradoks: Shtete që e kanë njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës, disa prej tyre, ende nuk e kanë njohur dokumentin themeltar identifikues të shtetasve të saj, pasaportën, ndërkohë që të tjera shtete, që ende hezitojnë ta njohin Kosovën shtet, kanë njohur përdorimin e pasaportave të lëshuara nga ky shtet për qytetarët e vet për hyrje-daljet në territoret e tyre.
Janë disa shtete që e kanë njohur botërisht pavarësinë tonë si shtet dhe të tjera që kanë pranuar të njohin edhe pasaportën e qytetarëve tanë, por nuk mund të harroj dy raste, që mund t‘i konsideroj edhe domethënëse, Maqedoninë dhe Greqinë; dy shtete të deklaruara për njohje në "momente më të përshtatshme të Kosovës shtet", që i njohin dhe i pranojnë qytetarët tanë të pajisur me pasaportat e lëshuara nga shteti i Kosovës. Në pritje për të njohur burimin e një dokumenti shtetëror, për të njohur Kosovën si shtet sovran, ata pranojnë dhe njohin produktin më tregues të sovranitetit të tij, dokumentin identifikues të shtetasve. Pasaporta e qytetarëve të Kosovës është "pjellë" e shtetit të pavarur që bart e legalizohet nën emrin e këtij shteti.
Greqia dhe Maqedonia, aktualisht të mbërthyera në një konflikt për çështjen e emrit "Maqedoni", konflikt që ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe ka mbyllur efektivisht kufijtë mes tyre, shfaqen në unison lidhur me Kosovën; njohin pasaportën e qytetarëve të Kosovës, para se të njohin zyrtarisht shtetin e pavarur të Kosovës.
Të dyja këto shtete deklarohen botërisht për njohjen e produktit të natyrshëm funksional e fillestar të një shteti; identitetit të shtetasve. Një veprim i tillë, jo vetëm tingëllon, por edhe është paradoks. Të gjesh "arsyet" e këtij paradoksi, është e vështirë, por unë do të përpiqem t‘i ndaj "argumentet e mundshme" të Greqisë nga ato të Maqedonisë.
- Greqia, anëtare e hershme e BE-së, qysh kur ajo numëronte 12 shtete evropiane, vazhdon, në kundërshtim me shumicën dërmuese të Bashkimit Evropian, që e kanë njohur zyrtarisht shtetin e pavarur të Kosovës, pritjen e një momenti më të përshtatshëm për ta njohur atë. Në kundërsens me këtë shumicë të BE-së, Greqia përpiqet ta "zbusë" këtë me deklarimin për njohjen e pasaportave të shtetit të Kosovës. Dhe ajo e bëri një deklarim të tillë shumë më përpara se sa Franca, një nga njohësit më të parë të shtetit të Kosovës. Njohja e pasaportave tona, para njohjes së shtetit tonë është një zgjidhje kompromisi për të mos cenuar raportet kundërverse të Athinës me Brukselin. Nga ana tjetër, Greqia me njohjen e pasaportave po përpiqet të ruajë raportet miqësore dhe lidhjet tradicionale historike, politike, fetare me Beogradin.
- Maqedonia është në një pozicion ndërkombëtar, të ndërvarur nga mospëlqimi ose miratimi i Greqisë për pranimin e saj në NATO. Ajo vazhdon të përballojë presionin e faktorit shqiptar që është pjesë determinuese në ekzistencën dhe politikën e saj, duke njohur pasaportat e shtetit të Kosovës dhe duke shtyrë kohë pas kohe (për të mos thënë ditë pas dite), para njohjes zyrtare të shtetit të Kosovës.
Arsyet për këtë qëndrim të njësuar me Greqinë ndaj Kosovës, mendoj se janë të ndryshme.
Së pari, për hir të qytetarëve të tyre me etni shqiptare, që determinojnë, në një mënyrë apo një tjetër stabilitetin apo destabilitetin e këtij shteti të sapokrijuar ballkanas.
Së dyti, për lidhjet mbi 70-vjeçare me Beogradin, i cili i dha emër dhe status shtetëror në kuadër të ish-Jugosllavisë. Ky status, për dekada, u ka dhënë "pushtet" maqedonasve në Serbi dhe anasjelltas, serbëve në Maqedoni.
Interesat sociale dhe pronësore, politike dhe ekonomike mes saj dhe Serbisë janë ndërthurur aq tepër sa Maqedonia e ka të vështirë të orientohet dhe të vendosë. Ndaj njeh pasaportat, por duke vazhduar të vonohet në njohjen e paradeklaruar të shtetit të Kosovës. Shkupi zyrtar, ndryshe nga Athina, i trembet Beogradit zyrtar.
Përqasjet në politikat e shteteve të ndryshme e parakuptojnë pasaktësinë dhe gabimin. I prirur t‘i pranoj të dyja, dëshirojmë dhe presim sa më parë qëndrimet realiste të tyre. Dy vende ballkanase, miq dhe kufitare me shqiptarët, duhet të deklarohen sa më shpejt për njohjen zyrtare të shtetit të Kosovës.