Dule, zotëria një për qind
Politikanët, opinionistët dhe qytetarët e thjeshtë tashmë e tregojnë me gisht. PBDNJ është derivat i kandarit të pushtetit në vendin tonë. Dhe, si pjesë e pushtetit të djathtë apo të majtë, nuk ka të drejtën morale apo mundësitë sinjifikative për të mbrojtur të drejtat e njeriut apo ato të minoritarëve qofshin. Madje, në këtë fillimvjeshte, kryetari i këtij hibridi qeveritar, zoti Dule, po na shfaqet si "horoskopi" i zgjedhjeve të vitit 2009, duke "pozuar" me kryetarin e PS-së në fund të shtatorit dhe me kryetarin e PD-së në fillim të tetorit.
Imazhi i zotit Dule dhe i PBDNJ-së në opinionin publik shqiptar dhe sallonet diplomatike po njollosin indirekt edhe imazhin e komunitetit grek në Shqipëri, përderisa ekziston iluzioni i gabuar se kjo parti e përfaqëson nën petkun e organizatës OMONIA. Por, e vërteta është krejt ndryshe. Dinjiteti i komunitetit grek nuk ka asnjë lidhje me pehlivanllëqet elektorale, me imoralitetin politik dhe epshin për pushtet të zotit Dule. Grekët shquhen për oponencë konstruktive ndaj pushteteve dhe e kanë të zyrtarizuar tashmë divorcin me filozofinë pushtetare të zotit Dule, duke e lënë PBDNJ-në në minorancë gjatë të gjitha zgjedhjeve të përgjithshme pas vitit 1997. Madje, vetë Dule është dy herë humbës në Dropull dhe janë dy deputetë socialistë, që e përfaqësojnë komunitetin grek në Gjirokastër e Sarandë (Vangjel Tavo e Stefan Çipa). Prezenca e PBDNJ-së në Parlament është produkt i pazareve të fëlliqura politike si në Dushk të Lushnjës në vitin 2001, ashtu edhe në Ersekë në vitin 2005.
Megjithatë, lidershipi i PD-së dhe i PS-së po shfaqin tendenca për të mbyllur pazarin e ardhshëm me PBDNJ-në, duke gabuar edhe një herë në strategjitë e tyre elektorale. Bile, me ligjin e ri elektoral, këto tendenca kthehen gati-gati në absurditet:
- Sepse tashmë e dinë të gjithë se partia e Dules nuk është më interlokutor i Athinës zyrtare dhe kjo e fundit ua ka bërë të ditur tashmë politikanëve të Tiranës se preferon të negociojë dhe të bisedojë direkt me pozitën dhe opozitën e Tiranës. Vetë zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, Kasimis, e ka konsideruar PBDNJ-në parti mbarëshqiptare dhe të barabartë me forcat e tjera politike;
- Sepse, po gabojnë akoma edhe kalemxhinjtë e shtabeve elektorale në të djathtë apo të majtë. Nëse i hedhim një vështrim manualit të zgjedhjeve të vitit 2005, botuar nga KQZ, do vërejmë se votat reale të PBDNJ-së (shiko mazhoritarin) në Qarkun e Gjirokastrës nuk i kalojnë 4500. Me sistemin e ri zgjedhor kjo parti duhet të marrë rreth 10300 vota për të fituar një deputet në këtë rajon. Me një fjalë, duhet minimalisht të dyfishojë fuqinë e saj elektorale, çka është tërësisht e pamundur po të kemi parasysh konsumimin e pushtetit apo përplasjet e brendshme midis liderëve të PBDNJ-së. Kurse, në Qarkun e Vlorës, kjo parti mund të sigurojë një vend në Parlament, vetëm nëse ruan fuqinë elektorale të vitit 2005, ku pragu i ri elektoral do të jetë afërsisht 9000 vota. E vështirë, por jo e pamundur.
Në 10 qarqet e tjera, zoti Dule ka marrë në mazhoritar rreth 1500 vota, që zhvlerësohen me sistemin e ri zgjedhor. Pra, fuqia elektorale e tij është rreth 12 mijë vota ose vetëm 1% (një për qind) e elektoratit. Duke e konsideruar të realizueshëm objektivin në Qarkun e Vlorës, PBDNJ mund të fitojë vetëm një deputet në zgjedhjet e vitit 2009. A mundet që stabiliteti politik në vend të lihet në dorën e një deputeti, qoftë ky edhe vetë zoti Vangjel Dule?!
- Sepse, në selinë rozë, situata është edhe më e ndërlikuar. Populli socialist i komunitetit grek i ka përsëritur rishtazi kryetarit të PS-së, Edi Rama, se ndodhet nën trysninë e dyfishtë të pushtetit: atë të Berishës dhe atë të Dules. Me vendim politik të PBDNJ-së, vetëm në Rrethin e Gjirokastrës janë larguar nga puna 31 socialistë me origjinë greke. Situata bëhet më e rënduar, po të kihet parasysh fakti se edhe në kohën e qeverive socialiste pushtetari Dule largonte nga puna dhe sulmonte bashkëkombësit me bindje të majta. Si rrjedhim, afrimi i tij, zotit Dule, me Partinë Socialiste rrezikon seriozisht të injorojë sakrificat e mijëra votuesve të saj brenda komunitetit grek.
Tashmë, duket qartë. Zotëria një për qind ose kryetari i PBDNJ- së luan me dy porta. Nga njëra anë lëshon dy deputetët Solis e Peçi të "lypin" pranë lidershipit të PS-së dhe nga ana tjetër frymëzon prefektin e Gjirokastrës, zotin Ksera, dhe kryebashkiakun e Himarës, zotin Bollano, të mos e lënë të mërzitet Kryeministrin aktual dhe kryetarin e PD-së, në emër dhe në shërbim prapë të pushtetit.
Dy partitë e mëdha duhet të kuptojnë se kreu i PBDNJ-së nuk ndodhet, siç e akuzojnë ish-bashkëpunëtorët e tij, as në majën e Olimpit dhe as në Urën e Lumit. Ai ndodhet në Qafën e Pazarit. Jo në atë të Gjirokastrës, por në qafën e pazarit politik të Tiranës. Por, ç‘pazar mund të bëjë politikani Dule kur vlera e tij reale është vetëm një për qind?!