MARSHIMI MBI ROMEN NE "GERDEC"
Opozita u shfaq e përçarë me dy protesta në përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Është ky një zhvillim zhgënjyes për të gjithë ata që pasi janë përballur rreth 4 vjet me pushtetin autoritarist të Berishës, shpresonin të shikonin opozitën e majtë që pluralisht t‘i afrohej ditës së një rotacioni politik jetik për demokracinë dhe lirinë. E megjithatë, rreziku më i madh nuk vjen nga kjo përçarje (sistemi proporcional krijon mundësi që e majta të ruajë edhe kështu votat e veta), por nga strategjia e "bashkimit" tej pluralizmit, tej së majtës dhe së djathtës, që kreu i socialistëve, Edi Rama, nuk mungoi ta shpalosë edhe këtë herë botërisht.
Deri dje, Partia Socialiste, edhe pse nuk kishte nevojë për vota, i mbante në koalicion qeverisës disa parti të vogla, si për të demonstruar se i qe larguar epshit monist të Partisë së Punës dhe traditës së një partie të vetme që udhëheq kombin. Deri dje, qe Berisha që ushtronte më pacipërisht neomonizmin blu i maskuar nga mbiemri i "demokratit". Sot, shikojmë një lider socialist që i rikthehet traditës më të errët të së majtës shqiptare, duke tentuar të rimarrë flamurin e kryepartisë dhe kryeliderit, madje të shkojë aq larg sa të tentojë të bashkojë kombin me partinë e tij, mitingun e partisë me flamurin kombëtar, socializmin me nacionalizmin. Por nëse nga bashkimi i gjarprit me iriqin del një metër tel me gjemba, nga bashkimi i socializmit me nacionalizmin del po ashtu një tel me gjemba që e ka emrin nacional-socializëm.
***
Tragjedia e Gërdecit është një nga ato krime të rënda që dëshmojnë se qeveria është shndërruar në mafie. "Gërdeci" bën pjesë në ato krime me të cilat hesapet lahen aty për aty. E para vepron bota e politikës, që detyron dorëheqjen e Kryeministrit dhe rrëzimin e qeverisë. Më pas vepron edhe drejtësia dhe disa ish-qeveritarë përfundojnë në burg. Kështu të paktën do të ndodhte në një shtet demokratik, ku drejtësia është e lirë të bëjë punën e saj dhe opozita është po ashtu e lirë të bëjë punën e saj. Por në Shqipëri nuk ndodhi kështu. Megjithëse pati një shpërthim apokaliptik, megjithëse u vranë e u gjymtuan qindra njerëz dhe u rrafshuan mijëra shtëpi, qeveria e mafiozuar e Berishës vazhdon të qeverisë, madje kërkon edhe një mandat të dytë! Sepse lideri i partisë më të madhe të opozitës, Edi Rama, nuk ishte i lirë të kërkonte me tërë forcën (që në momentin kur mbarë globit iu ngritën qimet e kokës përpjetë nga "Gërdeci") arritjen e saj që ishte e drejtë, largimin e një qeverisjeje ekstremisht të korruptuar. Kjo mungesë lirie e liderit të opozitës, që mund të shfaqë pasoja edhe më të hidhura në të ardhmen, u përçua më pas edhe te prokuroria dhe drejtësia.
Pas Gërdecit ndodhi ajo që vështirë se imagjinohej. Në konsensus me pushtetin e korruptuar që solli "Gërdecin", në konsensus me autoritaristin Berisha, lideri i ri i socialistëve, Edi Rama, bëri ca ndryshime në Kushtetutë që e fuqizojnë Kryeministrin, që i japin mundësi të ketë më shumë kontroll mbi deputetët, mbi Presidentin e Republikës, mbi pushtetin e drejtësisë, që dobësojnë pluralizmin politik. Pas Gërdecit dhe në konsensus me Berishën, lideri i politikës së re, Rama, bëri atë që në thelb është një tradhti ndaj drejtësisë dhe zbardhjes së krimit të Gërdecit: amendoi Kushtetutën, duke e bërë edhe institucionin e prokurorisë, sikundër ka pohuar edhe Komisioni i Venecias, "më pak të pavarur nga qeveria". Këtij amendamenti të rrezikshëm për lirinë e pushtetit të drejtësisë ju shtua më vonë edhe ligji për prokurorinë, që edhe sot e kësaj dite kundërshtohet në disa pjesë të tij nga vetë prokurorët. Ndaj, nuk duhet habitur që një vit pas Gërdecit nuk kemi ende një fajtor të ndëshkuar për atë tragjedi. Është një nga frytet e "politikës së re" lideri i së cilës mbjell pemë, por mjerisht, jo liri dhe demokraci.
***
PS-ja e Edi Ramës zhvilloi një miting me parullën që të mos harrohet "Gërdeci" kur të votohet në zgjedhjet e ardhshme. Pra, të mos votohet më një qeveri e korruptuar. Thirrja është e drejtë, por është shumë pak dhe mbi të gjitha e komprometuar. Është e kompromentuar nga "reformat" pas Gërdecit, të kryera me Berishën nga vetë Rama. Sepse një Kryeministër nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe bashkautor "reformash" që përforcojnë sistemin e drejtësisë dhe lirisë, edhe kryefajtor për një korrupsion të përgjakshëm me pasoja shpërthimesh si ai i Gërdecit. Është njësoj si të shpresosh që i korruptuari të bashkëpunojë me drejtësinë për kapjen e vetë të korruptuarit. Berisha nuk është nga ata budallenj që pret degën e pemës mbi të cilën qëndron. Dhe asnjë gjethe s‘mund të na pengojë të shohim se Berisha është ngjitur në majë të pemës së korrupsionit.
Nëse kohë më parë ka qenë vetëm instinkti prej autoritaristi që e shtynte Berishën të skllavëronte prokurorinë dhe gjykatat për t‘i keqpërdorur politikisht, sot ai ka edhe një motiv më shumë për ta bërë një gjë të tillë, ka nevojën për të mbrojtur korruptimin e qeverisjes së tij dhe frytet e këtij korrupsioni. Dhe mjerisht ia ka arritur deri tani në sajë të një pasiviteti skandaloz politik të Edi Ramës, që menjëherë pas Gërdecit, për habi të jo pak vetëve, jo vetëm shmangu protestat e pritshme politike për largimin e Berishës, por edhe bashkëpunoi me të për "reformat". Pikërisht kjo është një nga ato gjëra që nuk duhen harruar. Madje është nga ato dukuri që duhen menduar thellë. Sepse nëse vërtet Berisha është investuar në reforma vërtet demokratike, pra nëse ai nuk qenka autoritarist, atëherë përse është kaq jetik largimi i tij nga pushteti?
Duke bërë konsensus me autoritaristin Berisha, lideri i ri i PS-së, Edi Rama, ka goditur në themel tezën e domosdoshmërisë së ndërrimit të pushtetit në zgjedhjet e ardhshme. Reformat janë thelbi i çdo ndryshimi të vërtetë, ndaj nëse kemi pasur vërtet reforma, kjo do të thotë se ndryshimi ka filluar edhe pa u larguar Berisha, se ndryshimi që Rama premton të ndodhë kur ai të vijë në pushtet ka nisur pa ardhur Rama në pushtet. "Reformat konsensuale me opozitën" do të jetë një nga kambanat e propagandës berishiste kundër opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Duke bashkëpunuar me Berishën, lideri i "politikës së re" është investuar për politikën e vjetër, për autoritarizmin.
***
Por jo vetëm për autoritarizmin e Berishës. Rama është investuar mbi të gjitha për një autoritarizëm të ri që edhe Berisha vetë nuk kish guxuar ta formulonte kaq hapur. Rama është për autoritarizmin tej pluralizmit, tej partive, tej së majtës dhe të djathtës, tej politikanëve. Si liderët e vjetër dhe tradicionalë të politikës shqiptare, Rama ka nisur të flasë jo në emër të partisë dhe elektoratit të saj, por në emër të "popullit", madje edhe të kombit. Rama thotë se një epokë e re do të nisë pasi ai të vijë në pushtet. "Një faqe e re do të hapet në historinë e popullit shqiptar", premtonte edhe Enveri, ndërsa mbante fjalimin e parë në Tiranë në nëntor 1944. Është në natyrën, ambicien dhe dredhinë e autokratëve të premtojnë "epokë" në historinë e një kombi.
Ndaj, aty ku një lider partiak nis e flet në emër të popullit apo kombit, aty duhet të kërkoni autokratin dhe totalitaristin. Rama e kupton mangësinë e pozës që ka marrë, prandaj, për ta shmangur, nuk e quan më veten politikan. Megjithëse është kryetar i PS-së, partisë më të madhe politike, ka nisur së fundmi ta quajë veten me hipokrizi jo politikan, por "qytetar". I duket sikur kështu e ka më të lehtë që më pas t‘i fusë të gjithë shqiptarët në të njëjtin thes të "qytetarëve". Por është një dinakëri e vjetër e përdorur me kohë prej Berishës, që i rrëmbeu lëvizjes qytetare "Mjaft!" thirrjen "Nano ik" dhe e manipuloi për të ardhur së dyti në pushtet. Ndërkaq, dihet se ndërsa është një nevojë që çdo politikan të jetë qytetar, është e pamundur dhe as e nevojshme, që çdo qytetar të jetë një politikan.
Lavdi Zotit dhe perëndimorëve që shqiptarët janë ende të lirë të jenë të ndarë në parti politike! Sa të ketë pluralizëm politik, do të ketë edhe demokraci në këtë vend. Por nuk do të ketë demokraci pa parti. Nuk duhet ngatërruar ndarja në parti me përçarjen, pluralizmi me divizionizmin. Ndërkaq, "demokracinë" vetëm me një parti shqiptarët e gëzuan nën Enverin. Ishte "demokracia proletare". Sot, Rama po servir një tjetër demokraci jashtë partive, tej së majtës dhe së djathtës, "demokracinë qytetare". Nuk është shumë larg nga ajo e Enverit. "Bashkimi qytetar" që Rama e propagandoi edhe në mitingun e Gërdecit, është jo shumë larg "bashkimit proletar" që u bë themeli i diktaturës komuniste në Shqipëri, apo themel i diktaturës fashiste në Itali, pasi Duçja marshoi me këmishëzinjtë e tij mbi Romën.
Është një "bashkim" kërcënues për lirinë, sepse fshin dallimin mes pushtetit dhe shtetit, qeverisë dhe popullit, politikës partiake dhe politikës qytetare, shoqërisë civile dhe botës politike. Sepse janë këto sfera të ndara si dhe balancat, kontrollet dhe presionet që ato ushtrojnë reciprokisht mbi njëra-tjetrën, që i japin jetë lirisë. Por mjerisht, Rama po përpiqet të shfrytëzojë të gjithë pështirosjen, lodhjen, zhgënjimin e njerëzve nga politikanët, nga partitë nga konfliktualiteti i tyre jo për të normalizuar pluralizmin, jo për ta shndërruar konfliktualitetin politik në konkurrencë politike, por për të zhdukur fare konkurrencën politike dhe pluralizmin. Është formula e vjetër e të gjithë autokratëve që ofrohen fillimisht si çlirimtarë. Nuk duhet harruar se si çlirimtarë u ofruan edhe Enveri apo Berisha.
Por shqiptarët, këtë herë nuk duhet të lejojnë që një e keqe e madhe që ju ka ndodhur, si për shembull Gërdeci, i cili hodhi në erë disa fshatra apo degjenerimi i pluralizmit, të manipulohen për një të keqe edhe më të madhe që do të hedhë në erë lirinë e tyre. Komunistët e shfrytëzuan përçarjen klasore pas Luftës II Botërore duke ofruar si shpëtim "bashkimin". Dhe populli i lodhur nga partitë, përçarjet dhe lufta, e pranoi "Bashkimin" si shpëtim. Kjo i dha mundësi Enverit ta burgosë opozitën si armike të popullit (LSI-në a nuk po e shpall Rama armike ende pa ardhur në pushtet?), të rrafshojë pluralizmin dhe të ndërtojë diktaturën më të rreptë në të gjithë Lindjen. Kjo nuk duhet harruar pikërisht këto ditë, kur shqiptarët shfaqen mjaft të lodhur nga konfliktualiteti i politikës, kur përsëri duken të gatshëm të arratisen nga liria dhe kur përsëri ka dalë një lider që i premton shpëtim te një bashkim tej partive, tej së majtës dhe së djathtës, tej ideve, tej atij pluralizmi që 18 vjet më parë shqiptarët e duartrokitën si shpëtim nga uniteti apo bashkimi i çeliktë (stalinist) i diktaturës komuniste.
Por a u duhet shqiptarëve një bashkim, që mbetet një fjalë e dashur për ta edhe për faktin se që nga koha e Skënderbeut ata kanë parë te bashkimi shpëtimin? Shqiptarëve u duhet një bashkim që ata nuk e kanë arritur asnjëherë gjatë historisë së tyre. U duhet një bashkim jo rreth një lideri, as edhe rreth një partie. U duhet një bashkim në diversitet, një bashkim që lind nga pluraliteti. U duhet ai kohezion, ai bashkim që është tipik për qytetërimin perëndimor, që nuk përjashton, por e presupozon pluralizmin e shëndetshëm politik të themeluar mbi vlera politike që ushqejnë lirinë, vlera që nuk mund të gjenden tej së majtës apo së djathtës, as tej partive, por duhet të jenë të përbashkëta për të majtën dhe të djathtën, për të gjitha partitë që aspirojnë vërtet demokraci liberale. Shqiptarëve u duhet ai bashkim që është gdhendur në ballin e shtetit më demokratik në botë, në stemën e SHBA në këto dy fjalë latine: "E pluribus unum".