Nuk të bën njeri paratë e vjedhura dhe pasaporta diplomatike
Kadare ka plotësisht të drejtë kur thotë se “ky vend refuzon të shqyrtoje ndërgjegjen e vet...” Sigurisht këtu përfshihet qeveria së pari, dhe mbasandaj populli.
Shpesh pyes veten se si ka mundësi që një pjesë e popullit “pajtohet ” më këtë realitet por edhe ish të persekutuarit gjithashtu?! Ç’bën organizata e të persekutuarëve të komunizmit, si munden të durojnë këtë harresë ndaj krimit ata që mbijetuan burgjeve ose pasardhësit e tyre? Si munden të kaperdijnë këtë “kafshate të hidhur”, këtë çapalosje të përditshme fytyrash në ekranet shqiptare?
A është ky faj vetëm i qeverisë së sotme apo ka vend për faj edhe për mbarë shtresën intelektuale përparimtare shqiptare? Ku është ajka e Shqipërisë? A ka më elitë ky vend apo ka vetëm babëzi njerëzish që kujtojnë se i bën njerëz kollarja, paratë e grabitura dhe pasaporta diplomatike?