Kritika nga larg? Komode! Duhet të marrin nga afër përgjegjësitë
Jam mërzitur gjithmone nga intelektuale shqiptare të cilat bejne gjithmone kritika për pushtetaret, që qeverisin Shqiperine, të pakten keto 18 vitet e ashtuquajtures Demokraci. Nëse e duan vertet vendin e tyre dhe që populli shqiptar të mos qeveriset nga njerez të paafte, medioker dhe cinike, atehere pse nuk kthehen në atdheun e tyre, por në momentet më të veshtira të historise se tij e braktisen dhe e lane në balte, në skamje dhe në mjerim?
Me kujtohet mësuesi im i letersise, që fliste më pasion për rilindasit tane, por dhe ata i kendonin vjersha dhe i thurnin poezi mëmedheut. Nga larg! Jo se kjo është domosdoshmërish e kritikueshme. Është kontribut edhe në këtë formë. Por ajo që është më thelbesore dhe që ka nëvoje Shqiperia është të drejtohet nga intelektuale më mendesi evropiane dhe jo nga servilat e ndryshem, që po ia marrin frymen ketij populli.