E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua projekte konkrete, jo rolin e prokurorit në çdo ngjarje

Nëse qeveria e djathtë e Berishë s‘ka punuar mirë apo keq, këtë do e vendosë përfundimisht sovrani në zgjedhjet e 2009-ës. Qytetarët nuk duhet të ndikohen as nga spotet qeveritare as nga akuzat e opozitës.Rezultatet e mira apo të këqija të qeverisjes, secili i di vetë në kurriz.

Ajo që më shqeteson mua si banor i ketij vendi është që opozita duhet të përmirësohet. E kam fjalën për mënyren e saj të veprimit politik si në kuvend ashtu dhe jashte saj. Veçoj që "DIALOGU me SHQIPERINE" ishte një nisme e goditur e z.Rama sepse më të vertete shqiptaret kanë nevoje për politika të reja në çdo fushe dhe kjo fushate socialiste ua serviri këtë.

Por ç'ndodhi më pas? Si përhere në Shqiperi, opozita e harroi detyren e saj kryesore dhe ia nisi politikes se vjeter, asaj të akuzave të panumërta. Kur bëhen shumë akuza, dhe përditë të reja, secilës prej tyre i humbet vlera.

Si qytetar unë nuk harroj që për 8 vjet qeverisje rozë, edhe familjare të qeveritareve socialiste dhe deputeteve të saj akuzoheshin drejtperdrejt për shkelje të ligjit. (pozita e tanishme, atëherë në opozitë, bënte rolin e prokurorit).

Opozita e tanishme të mos bëjë të njëjtën gjë: rolin e prokurorit në çdo ngjarje. Unë dua projekte konkrete. Kemi shembullin e Britanise se Madhe ku në parlamentin e saj në një distance sa dy shpata të ngritura ndodhen përballe njëri-tjetrit qeveria dhe opozita. Në çdo moment opozita e ka gati qeverine e saj provizore më ministrat përkates dhe për çdo problem ministri provizor i opozites sjell para deputeteve projektin e opozites në zgjidhjen e problemit, cilido qofte ai. Për kete ka nevoje Shqiperia, jo për politikë absurde dhe amatore. Shpresoj ta botoni, ju falënderoj për rubrikën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›