E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensioni ne veri te Kosoves Topi Te ndalet dhuna

Presidenti  Bamir Topi përmes një deklaratë për shtyp reagoi për ngjarjet më të fundit në veri të Kosovës në të cilën ai dënon aktet e njëanshme të dhunës duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme dhe beson shumë tek institucionet legjitime të Kosovës për rikthimin të normalitetit afatgjatë.

Presidenti Topi vlerëson se Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm. Ai mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional të iniciuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, si rruga më e mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke si dhe dhënien e kontributit konkret për forcimin e paqes e stabilitetit në përputhje me aspiratat e të gjithë rajonit për integrimin e plotë euroatlantik.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zyberi për humbjen e pazëvendësueshme të të dashurit të tyre dhe Policisë së Kosovës për humbjen e kolegut të rënë në krye të detyrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›