E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli- McLlwham deputetet jo interesa partiake

Deputetet duhet t’i sherbejne shqiptareve dhe jo interesave partiake. Apeli vjen nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli. Ne nje takim me ambasadoren e Britanisë së Madhe Fiona McLlwham, Topalli thote se “parlamenti është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Deputetët, si përfaqësues të popullit, duhet të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese, të votojnë ligjet të cilat i shërbejnë vendit dhe jo partise”.

Sipas saj, askush nuk mund të ndajë më deputetët për të punuar bashkë. Ndersa thekson se çdo deputet ka privilegjin e detyrën për të votuar reformat e vendit.

Permes programit “Westminster Foundation for Democracy”, Shqiperia do te asistohet per te marre modelin dhe praktikat me te mira të Parlamentit të Britanisë së Madhe. Po sot kryeparlamentarja u takua me nje grup maturantesh te shkelqyer nga gjimnazet e Tiranes. Ajo vleresoi perpjekjet e tyre per rezultate maksimale, por edhe investimin e mesuesve dhe prinderve ne kete drejtim.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›