E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat ne Vlore vdes emigranti

Një 30- vjeçar ka humbur jetën pas një atentati në qytetin e Vlorës. Gladiol Leka kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Italia dhe ndodhej fare pranë shtëpisë së tij kur nga një motor në lëvizje është qëlluar me breshëri. Leka ka marrë 6 plumba në trup, ç’ka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve të kësaj vrasje të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mendohet se krimi ka lidhje me veprimtarinë e 30- vjecarit gjatë qëndrimit në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›