E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internet falas rrjeti i instaluar ne te gjitha postat

Në të gjitha zyrat e postës shqiptare është instaluar internet falas në shërbim të qytetarëve.Ministri i Inovacionit Genc Pollo ka vlerësuar projektin e Postës Shqiptare duke shtuar se treguesit e perdoruesve te internetit kane shenuar rritje te jashtezakonshme.

“Shifrat që jep Posta Shqiptare janë jashtëzakonisht inkurajuese. Janë afro 2.9 milionë përdorues gjatë shtatë muajve të fundit dhe diçka më pak se 400 mijë përdorues në muaj për gjithë Shqipërinë. Posta Shqiptare ka 550 zyra në territorin e republikës dhe në secilën prej tyre ka kompjuter të lidhur me internet dhe aksesi është falas për të tërë ata që duan ta përdorin”’- deklaroi ministri Pollo.

Drejtori i pergjithshem i Posta Shqiptare Arqile Gorea ne fjalen e tij eshte shprehur se kjo është vetëm faza e parë e projektit pasi faza e dyte e tij parashikon sherbime te tjera per qytetarin që kanë të bëjnë kryesisht me shtrirjen gjeografike të projektit PAP 2 (pikat e aksesit te publiku) per te ofruar sherbime qytertarëve ne nje kohe sa me te shpejte edhe ne skajet me te largeta te vendit.

Ne zonen e Plazhit Posta ka vënë në dispozicion tre automjete me kompjutera me internet qe levizin ne zonat më të populluara me pushues.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›