E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH: 4 mijë fëmijë pa shkollë

TIRANE-Janë rreth 4 mijë fëmijë, në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar, që kanë braktisur bankat e shkollës. Deklarata është bërë nga zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, gjatë një takimi me mësues dhe sindikatën e Arsimit në kuadër të "Javës globale të Arsimit". Arsyet e kësaj braktisjeje lidhen më së shumti me kushtet ekonomike dhe zonat më të prekura nga ky fenomen janë periferia e Tiranës dhe e Durrësit, ku është përqendruar një pjesë e madhe e popullatës të zbritura nga zona të ndryshme.
Zv/ministri Shamata ka pranuar se braktisja e shkollës, megjithëse me shifra të ulëta, vazhdon të mbetet një problem, sidomos për arsimin e detyruar 9-vjeçar. Sipas zv/ministrit Shamata, arsyet lidhen me anën ekonomike, por edhe me emigracionin duke bërë që familjarët t'i tërheqin fëmijët nga bankat e shkollës. "Kemi rreth 500 mijë nxënës. Braktisja shkollore e jona, e cila është shënuar dhe në pyetesorin që kaloi para disa ditësh në Bruksel, është 0.81 për qind, - ka deklaraur zv.ministri Shamata. - Zonat më "të infektuara" nga braktisja janë zonat perurbane, përreth Tiranës, Durrësit dhe qytetet e tjera të mëdha", - ka përfunduar zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata, gjatë një takimi në kuadër të javës globale të arsimit, i cili ka shtuar se stafet pedagogjike janë mjaft cilësore.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›