E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy aksidente pas mesnate, dy të vdekur

DURRES-LEZHE-Dy aksidente automobiliste me bilanc dy të vdekur kanë ndodhur brenda të njëjtit hark kohor në Durrës dhe në Lezhe. Në Durrës u përplasën 2 motocikleta, kurse në Lezhe, 2 kamiona.
Ka qënë ora 12 pas mesnate kur dy kamiona, njëri me targa Kruje 469A I drejtuar nga shtetasi Nikoll Kola dhe një kamion i dytë me targa Durrësi 0191A ishin duke udhëtuar në të njëjtin korsi në aksin Lezhë-Shkodër. Pikërisht 2 kilometra në të dalë të Lezhës, mësohet se kamionat janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka gjetur vdekjen Ndue Marku, pasagjeri i kamionit me targa Durrësi, ndërsa ka shpëtuar drejtuesit. Policia në vendgjaje konstatoi se drejtuesi i kamionit me targa Kruje ka qënë në gjendje të dehur.
Durrës, vdes një motociklist
DURRES-Një tzjetër aksident është shënuar orët e vona të mbrëmjes duke shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në Durrës në aksin Sukth- Manëz ku dy motocikleta janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë ka humbur jetën Selim Lushi 37 vjec nga fshati Vadardh i Durrësit, kurse i plagosur ka mbetur U.Kurti 25 vjec.
Policia e cila mberriti ne vendgjarje dyshon praprakisht se shkak per përplasjen është bërë shpejtesia e madhe e drejtuesve të motocikletave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›