Sheshi, lëvizja e automjeteve, sinjalistika e re
TIRANE-Bashkia e Tiranës ka përfunduar vendosjen e sinjalistikës së re për të mundësuar lëvizjen në qendër të Tiranës dhe në rrugët që do t'u ndryshohet kahu i lëvizjes. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se punimet në sheshin "Skënderbej" në Tiranë janë shtrirë pothuajse në çdo cep të tij, madje edhe në hapësirat që rrethojnë qendrën. Zgjerimi i këtyre punimeve nga dita në ditë tashmë është kthyer në një problem shqetësues për qarkullimin e makinave. Ditën e djeshme të gjithë drejtuesit e automjeteve që përshkonin bulevardin "Zogu I", tashmë nuk mund të hyjnë më në sheshin "Skënderbej", por duhet të kthehen në rrugën "Ded Gjo Luli" pas Muzeut Kombëtar. Nëse këta shoferë duan të lidhen me rrugën e Dibrës, tani u duhet të kthehen tek rruga pas Bankës së Shqipërisë, pranë selisë së PS-së.
Bashkia e Tiranes prej disa ditësh ka nisur planin e masave për sistemimin e trafikut si pasojë e punimeve në sheshin "Skënderbej". Ku veç tabelave sinjalizuese vertikale, ka vënë në punë edhe policinë bashkiake për të ndaluar automjetet për të hyrë në shesh, ose të atyre që parkojnë në vende të ndaluara.
Në udhëzimin e Bashkisë së Tiranës ndalohet qarkullimi i automjeteve me aftësi mbajtëse 3.5 ton, në Unazën e mesme të qytetit si dhe në akset hyrëse nga ora 07:00-20:00. Gjithashtu edhe subjektet tregtare që janë brenda Unazës së mesme duhet ta kryejnë furnizimin tregtar gjatë natës, në orën 20:00-07:00, në mënyrë që trafiku të mos mbingarkohet.
Edhe pse Bashkia ka ndërmarrë këto masa, drejtuesve të automjeteve jo vetëm që do t'u duhet kohë për të mësuar mbi qarkullimin e ri që ka nisur në Tiranë, por do të duhet të përballen me një trafik tejet mase të rënduar.
(d.b/BalkanWeb)