Java e modës në Paris, sfilata e Chanel

Valëzime mëndafshi dhe re tyli intriguan më të pasurit e Parisit, pjesëmarrës në sfilatën e Chanel. “Modelet ishin mbështjellë me ngjyra ëndrrash” komentuan mediat për veshjet ku dominonin e bardha e pastër, bojqielli apo disa versione të rozës. Karl Lagerfeld edhe kësaj here zgjodhi ngjyra të thjeshta, prerje të qarta e gjatësi klasike. Edhe krehjet risillnin të shkuarën në pasarelë me disa fije gri aty këtu.
Fustanet e mëndafshit ngjyrë argjendi apo ari sollën në javën pariziane
të modës luksin larg krizës fiananciare që goditi botën. Ndërsa ndjehej
mungesa e Christian Lacroix, firma e të cilit ishte viktima e fundit e
krizës, moda duket se ka zgjedhur pikërisht luksin si sfidë.
Delina Bitraku
< I mëparshmi