E Diel, 1 Nëntor 2026

Te semuret me dialize protestojne para Ministrise se Shendetesise



Te semuret qe trajtohen me dialize kane protestuar dje perpara Ministrise se Shendetesise. Sipas tyre udhetimi me mjete automobilistike nga qendrat e banimit deri ne qendren shendetesore qe ata detyrohen te bejne nje here ne dy dite per te marre sherbimin e dializes eshte i pa perballueshem ekonomikisht per ta ndaj dhe te semuret kerkojne nga MSH rimbursimin e transportit dhe ilacet baze per trajtimin e dializes. Ne Shqiperi jane me shume se 450 persona adulte qe vuajne nga insuficienca renale sic njihet ndryshe mosfunksionimi i organit te veshkes qe e kane te domosdoshme trajtimin me dialize. Mbi 300 nga keta paciente qe i nenshtrohen ketij procesi jane nga rrethet e vendit dhe pjesa tjeter jane nga zona te ndryshme te kryeqytetit . Sipas statistikave cdo vit ne vendin tone rritet numri i personave qe duan te kryejne dialize. Gjithashtu specialistet mendojne se do te ritet edhe me shume dhe vlera e kostos se Dializes Qellimi i Dializes ne vetvete eshte qe ti ndihmoje pacientet ne momentet kritike per jeten por jo te vazhdojne dializen deri ne pafundesi. Shqetesimi kryesor i te semureve qe trajtohen me dialize ka te ka te bejne me transportin dhe aksesin e kufizuar ne disa raste per mjete te sherbimit publik vecanerisht per ata qe marrin sherbimin mjaft larg baneses se tyre.

Protesta

Protestuesit paralajmeruan se do te vazhdojne protestat deri ne permbushjen e kerkesave te tyre nga Ministria e Shendetesise.
Madje pacientet te shoqeruar edhe nga kryetari i Shoqates se Veshkave Artificiale Vullnet Kaja u shprehen se Ministria e Shendetesise duhet te filloje menjehere negociatat me ta perndryshe ata do ti pershkallezojne protestat deri ne nderprerjen e trajtimit te dializes. Nje nder problemet me kryesore eshte transporti i pacienteve te dializes. U bene tre vjet tashme qe ASHR-ja ne Tirane ka bere nje pagese qesharake per rimbursimin e vleres se transportit te pacienteve te kryeqytetit duke qene larg nevojave per transportin qe duan pacientet - tha Kaja kryetari i Shoqates se Veshkave Artificiale. Pervec transportit ata shprehen edhe per mungesen e medikamenteve baze per te kuruar semundjen e tyre. Nje muaj me pare lidhur me kete problem zedhenesja e Ministrise se Shendetesise Alisa Demollari u shpreh se kjo ministri duke vleresuar problematikat e te semureve qe trajtohen me dialize me propozim te Ministrit Vasili dhe miratimin e bordit drejtues te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka marre masa qe mbi 300 paciente ne rrethe te ndryshme te vendit qe trajtohen me dialize edhe ata te kryeqytetit do te perfitojne falas ne fillim te muajit shtator ilacin baze per trajtimin e tyre. Shperndarja e medikamentit eritropoetin do te fillonte te shperndahej qe ne fillim te muajit shtator ne te gjitha qendrat shendetesore ne rrethe.

Reagimi

Para disa koheve pas takimeve me perfaqesuesit e kesaj kategorie qe perfiton nje trajtim te tille shendetesor i cili ofrohet nga sistemi shendetesor publik shqiptar dhe duke marre ne konsiderate shqetesimet qe kane te bejne me pamundesite e te semureve per te pasur transport privat por edhe aksesit te kufizuar ne disa raste per mjetet e sherbimit publik ne menyre te vecante per ata te semure me dialize qe e marrin kete sherbim mjaft larg baneses se tyre reagoi MSH-se dhe me urdher te ministrit te Shendetesise vendosi Shfuqizimin e urdhrit nr. 443 date 03. 08 . 2010 i cili nuk lejonte rimbursimin e udhetimit te pacienteve nga qendrat e banimit deri ne ato shendetesore duke urdheruar drejtorite e spitaleve qe bazuar ne listen e te semureve te miratuar nga qendra ku ofrohet sherbimi te rimbursojne transportin e te semureve nga vendi i banimit ne qendren e dializes dhe anasjelltas nepermjet automjeteve te transportit te spitalit apo atyre te sherbimit urban-publik e privat duke rimbursuar koston e transportit.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›