Ministri Vasili morri pjese dje ne takimin e komitetit rajonal te OBSH
Ministri i Shendetesise Petrit Vasili mori pjese ne punimet e sesionit te 60 te Komitetit Rajonal te OBSH per Evropen. Ne kete sesion merrnin pjese ministrat nga 53 shtetet te Evropes perfshire ketu dhe vendet e rajonit. Ne cilesine e presidentit te radhes korrik dhjetor 2010 te rrjetit shendetesor per Evropen Juglindore Vasili ka mbeshtetur nismen e Organizates Boterore te Shendetesise Shendet me te mire ne Evrope dhe mbajti deklaraten e mirekuptimit midis vendeve te rajonit. Ne emer te ministrave te shendetesise te Evropes Juglindore dua fillimisht te shprehim konsideratat per punen e zyres rajonale te OBSH-se. Vendet e rajonit njohin tashme sfidat qe kane persa i takon rolit kyc ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne shoqerite e tyre dhe ofrimin e nje sherbimi shendetesor cilesor per popullaten ne pergjithesi dhe shtresave ne nevoje ne vecanti ne te njejten linje me principet e Organizates Boterore te Shendetesise dhe Keshillit te Evropes - tha Vasili. Ministri u shpreh gjithashtu se me keto vende tashme Shqiperia ka stabilizuar nje nivel bashkepunimi te ri nen mbeshtetjen e Keshillit Rajonal te Bashkepunimit. Gjate ketij takimi ministri i Shendetesise theksoi se sherbimi shendetesor po ecen me hapa suksesi duke plotesuar kerkesat e Bashkimit Evropian per te pergatitur nje jete me te mire per gjeneratat qe vijne. Ne muajin nentor pritet te zhvillohet ne Tirane takimi i koordinatoreve te rrjetit shendetesor te Evropes Juglindore.
15 Shtator 2010