E Diel, 1 Nëntor 2026

Niveli i ulet fakulteti i Gjuheve te Huaja testim per studentet



Fakulteti i Gjuheve te Huaja do te testoje cilesine e studenteve te pranuar ne fillim te vitit te ri akademik. Dekania e ketij fakulteti Klodeta Dibra thote se edhe per kete vit ka nje preference te larte te deges se anglishtes por serish cilesine e studenteve do ta vendosin testet. Fakulteti ka vendosur qe testet te zhvillohen sapo te nis ri procesi mesimor.

Cilesia
Studentet e pranuar ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja gjate viteve te fundit kane pasur nivel te dobet. Kete fakt e pohon edhe dekania e ketij fakulteti Klodeta Dibra. Sipas Dibres ky fakultet ka pasur nje cilesi shume te dobet te studenteve te rinj lidhur me cilesine e njohjes se gjuhes. Ne kemi disa vite qe kontingjenti i studenteve eshte shume i dobet. Kemi nje testim per studentet ne menyre qe ata qe kane probleme me gjuhen te mund te pershpejtohen per sa i perket mesimit te gjuhes u shpreh Klodeta Dibra dekane e fakultetit te Gjuheve te Huaja. Fillimi i viti te ri akademik do ta gjej kete fakultet pa ambiente te mjaftueshme per pritjen e studenteve te rinj.
Dibra shprehet se kapacitetet per mesim apo ambientet e tjera si biblioteka apo laboratore vazhdojne te jene te pamjaftueshme.
Ne jemi te kushtezuar gjithmone nga mjediset pra nga numri i sallave i vendeve ne biblioteka apo ne qender interneti shprehet dekania e Gjuheve te Huaja. Sipas saj ka nje fare rritje ne perqindje por e pergjithshmja eshte se pranimet nuk rriten dot me shume. Per mungese ambientesh ne kete fakultet mesimi zhvillohet deri ne oren 20.30. Ne fakultetin e Gjuheve te Huaja jane regjistruar nje numer i larte kandidatesh nje preference te larte studimi ka pasur ne degen e Gjuhes Angleze. Cilesia e dobet e studenteve te rinj po ve ne dyshim skemen e pranimit ne universitete. Formula e pranimit te studenteve ne shkollat e larta deri tani eshte deklaruar si nje sukses nga Ministria e Arsimit dhe Shkences por cilesia e studenteve e ve ne dyshim kete fakt. Kete vit te ri akademik sipas perfaqesuesve te Ministrise se Arsimit pritet te ulen ne auditore rreth 11 per qind me shume studente te rinj krahasuar me nje vit me pare.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›