Kukes bashkia dixhitalizon sherbimet
Qytetarët e Kukësit tashmë nuk do të presin në rradhë të gjata për të marrë dokumentacion apo informacion në zyrat e tatim-taksave, shpërndarjes së ndihmës ekonomike, aplikimit për karta dhe pasaporta biometrike si dhe gjëndjes civile, pasi ka filluar informatizimi i këtyre shërbimeve. Qëllimi i kompjuterizimit total të këtyre shërbimeve dhe futja e tyre në një rrjet të përbashkët sipas kryetarit të bashkisë së Kukësit Hasan Halili bëhet për krijimin e lehtësirave për qytetarët, por edhe për punonjësit e administratës.
“Një tjetër shërbim që besoj se do të kryhet shumë shpejt dhe ndoshta muaji mars do jetë finalizimi është dixhitalizimi i arkivës së bashkisë, por edhe ai i urbanistikës së bashkisë. Qytetarët e bashkisë së Kukësit do të kenë vetëm një pikë kontakti ku do të kryejnë të gjitha llojet e shërbimeve. Edhe nëpërmjet sistemit onlinë ata do të mund të hyjnë dhe komunikojnë me bashkinë në çdo kohë dhe në çdo moment ” tha Halilaj.
Bashkia e qytetit të Kukësit është një ndër njësitë e para të këtij qarku që informatizon shërbimet, punë që fillimisht u realizuar nga Këshilli i Qarkut në sistemin kadastral. Janë 10 bashkitë e tjera në rang vendi, që synojnë të aplikojnë në të njëjtin sistem informatizimi, me qëllim përcjelljen e informacionit sa më shpejt tek qytetarët.
Flutura Tota