E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vermosh aty ku ligjin e ben debora

Bllokimi i fshatrave të thellë malorë të vendit gjatë muajve të dimrit është një realitet i prekshëm. Rreth 2000 banore te fshatit Vermosh ne komunen e Kelmendit çdo vit perballen me ritualin e bllokimit te rruges nga dimri i ashper me reshje te dendura debore qe tradicionalisht perfshijne kete zone. Problem për banorët e Vermoshit vazhdon te mbetet infrastruktura rrugore e cila eshte shume e veshtire per t’u mirembajtur, gje qe sjell edhe bllokimin tradicional te saj gjate dimrit.

Banorët e Vermoshit ne raste emergjente kalojne permes pikes kufitare te Gercarit qe lidh Vermoshin me Plaven e Malit te Zi, per te marre ndihmen e nevojshme shendetësore apo për t’u furnizuar me rezerva ushqimore. Problemet e tyre ata i kane parashtruar shume here prane komunes dhe instancave te tjera perkatese, por deri me tani ato nuk kane asnjë zgjidhje.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›