Topalli Qytetaret braktisen Ramen. Askush nuk ndal dot integrimin e vendit

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaron se ata që përdorin dhunë për të ardhur në pushtet duhet të marrin si përgjigje braktisjen nga qytetarët. Ajo theksoi se askush nuk mund të ndal procesin integrues të vendit në bashkimin europian, ashtu sic nuk mundën ta bëjnë këtë me lëvizjen e lirë.
“Braktisja e dhunës prej qytetarëve është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet dikujt që kërkon karrigen dhe pushtetin me çdo çmim dhe me çdo kusht. Në demokraci nuk vendosin hunjtë, gurët, bombat molotov dhe as flaka që hodhën në oborrin e selisë së Kryeministrisë. Unë jam e sigurt se pavarësisht nga përpjekjet që dikush kërkon të vendosë rrugës për të ndaluar këtë ecuri, ashtu siç kanë bërë çdo përpjekje për të mos lejuar heqjen e vizave, do dështojnë dhe ne do ecim përpara derisa të bëhemi anëtarë të BE” tha Topalli.
Kryetarja e parlamentit i bëri këto deklarata gjatë një takimi me studentë.
Taulanta Boja