E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan nisin pergatitjet per zgjedhjet

Në prefekturën e Elbasanit pregatitjet për zgjedhjet e ardhëshme vendore kanë filluar me pastrimin e listave nga personat që nuk jetojnë më. Kreu i prefekturës Shefqet Deliallisi, zhvillimin e zgjedhjeve vendore i ka vlersuar të një rëndësie të vecantë dhe iu ka bërë thirrje përfaqësuesve të opozitës që të kryejnë të gjitha detyrimet ligjore që rrjedhin nga kodi zgjedhor.

”I vetmi problem që mbetet është konstituimi I KZAZ-ve. Ftoj të gjithë përfaqësuesit e opozitës në nivel prefecture që të bien sa më parë njerëzit pranë KZAZ-ve për konsituimin e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje. Zgjedhjet janë kushtetuese. Kushtetuta e Shqipërisë kërkon që shqiptarët në 8 maj të bëjnë zgjedhje. Kjo nuk është punë partiake, kjo është punë shtetërore” tha Delialliasi.

Deliallisi ka deklaruar se kurrsesi nuk duhet të ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe se ato do të jenë më të mirat e kryera deri tani dhe për këtë qëllim po punohet nga të gjitha instancat.Në ditët në vijim do nisin përgatitjet për ngritjen dhe fuksionimin e KZAZ-ve.

Aktualisht në qytetin e Elbasanit janë afishuar listat zgjedhore nëpër institucione për t’iu dhënë mundësinë qytetarëve për t’u njohur me to.

Besim Dybeli        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›