E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksandër Arvizu: Djegia e teatrit ‘Skampa’ më ka tronditur

ELBASAN Ambasadori i ShBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka qenë ndër personalitetet e pakta që ka shprehur trishtimin për djegien e teatrit ‘Skampa’ në Elbasan. Në një telegram dërguar kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe popullit të Elbasanit, ambasadori shprehet se ka në mendimet e Tij qytetarët e këtij qyteti. Prej vitesh teatri ‘Skampa’ ishte kthyer edhe në tempull të betimit të Vullnetarëve të Paqes, që vijnë nga Amerika e që kontribuojnë në fusha të ndryshme në dobi të komunitetit në vendin tonë. Më 26 maj Arvizu mori pjesë në betimin e grupit të radhës. Në telegramin dërguar nga Arvizu shprehimisht thuhej: “I dashur kryetar i Bashkisë, Sejdini! U trishtova shumë dhe u trondita kur mësova mbi dëmin e madh që iu shkaktua teatrit ‘Skampa’ nga zjarri që ra javën e shkuar. Më erdhën ndërmend kujtimet e endëshme të vizitës sime të fundit në Elbasan, më 26 maj, kur bashkë me ju drejtuam ceremoninë e betimit të grupit më të fundit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Shqipëri. Ju siguroj që ju dhe qytetarët e mirë të Elbasanit jeni në mendimet tona, ndërsa ju urojmë më të mirën gjatë këtij moment të vështirë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›