E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, 22 te huaj jane debuar

Tirane-Nga aeroporti i Rinasit jane kthyer mbrapsht 131 shtetas te huaj me mungese dokumentacioni ose te falsifikuar, 22 te tjere jane larguar me urdher largimi dhe 15 jane larguar me force. Nderkaq per mosrespektim te ligjit per te huajt jane gjobitur 54 agjenci ajrore. Keto dhe te tjera shifra u publikuan nga drejtori i kesaj drejtorie, Sajmir Boshnjaku, gjate analizes per punen 11 muajve te ketij viti. Boshnjaku tha se gjate ketij viti, ka nje rritje te fluksit te pasagjereve, te cilet kane hyre dhe kane dale nga aeroporti i Rinasit. "Me liberalizimin e vizave fluksi i perpunimit te pasagjereve ne aeroport do te kene nje rritje dhe per pasoje do te rriten edhe detyrimet e policise kufitare te migracionit, per menaxhimin sa me mire te ketij numri". Sipas Boshnjakut, "ka renie te personave ne kerkim, duke ditur qe edhe kontrolli ne Rinas eshte forcuar. Ka rritje te prapesimeve, kjo tregon edhe rritjen e forces se kontrollit dhe zbatim me te mire dhe rigoroz per te huajt", tha ai. Per shkeljen e afateve te qendrimit ne Shqiperi jane gjobitur ne 54 raste edhe disa agjenci ajrore me vlere 15.8 milion leke, per mos respektim te ligjit per te huajt. Nga gjobat e vendosura shtetasve te huaj dhe shoqerive ajrore jane arketuar 16 940 euro,750 dollare dhe 15.7 milion leke.
Sipas Boshnjakut, "ka nje rritje te aplikimeve te shtetasve te huaj per leje qendrimi, kjo edhe si pasoje e rritjes se forces kontrolluese te policise dhe te informimit te tyre lidhur me detyrimet qe ata kane per te qendruar te ligjshem ne territorin shqiptar. Me shume kerkese per leje qendrimi per vitin 2009, ka pasur nga shtetas me kombesi turke, kineze, kosovare, etj", tha ai. Gjate ketij viti, ai tha se ka pasur nje azilant dhe 61 emigrante te tjere te parregullt. Per sa i takon goditjes se veprimtarive te kundraligjshme, Boshnjaku permendi rastin e kapjes se nje shtetaseje me pasaporte franceze, e cila kalonte tentoi te kalonte femije me ngjashmeri, apo rastet e goditjes se veprimtarise se personave qe nuk deklarojne te hollat ne kufi. Per kete periudhe tha ai jane referuar 151 vepra penale, nderkohe qe ne prokurorine e Tiranes jane deleguar 98 dosje penale, ndersa ne gjykate jane gjykuar 104 dosje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›