Ulen temperaturat, parashikohen raste te reja gripi
Ulen temperaturat, shtohen virozat e stines. Infeksionet respiratore, ose te njohura ndryshe si infeksionet e frymemarrjes jane problemi me i madh nga e cila do te vuajme te pakten deri ne muajin dhjetor. Sipas sinoptikaneve, tashme jemi futur "zyrtarisht" ne stinen e dimrit Java qe lame pas ka qene e ftohte, temperaturat keto tri ditet e fundit jane ulur me disa grade Celsius. Reshjet e shiut dhe te debores do te jene te pranishme jo vetem ne zonat malore, por edhe ne zonen e ulet. Parashikimi i meteorologeve tregon se dita e diel do te jete me pak e ftohte. Kjo ulje e menjehershme e temperaturave pritet te sjelle rritje te rasteve me grip sezonal.
Situata
Janari pritet te sjelle fluks te pacienteve me gripin sezonal, ndersa situata aktuale e krijuar vazhdon te jete me rreth 16 mije raste te prekur cdo jave. Me te prekurit deri tani jane femijet, mbi 250 raste cdo 24 ore paraqiten ne urgjencen e pediatrise, nje pjese e mire kerkojne ndihme te mjeku i familjes, nderkohe qe numri nuk mbetet i paket te te rriturit apo moshat e treta. Te semuret kronike si dhe personat me imunitet te ulet kane qene personat qe u preken te paret nga virozat e stines. Edhe sipas mjekeve, uljet e menjehershme te temperaturave, pakesimi i vitamines D, si dhe sezoni jane stimulues per virozat, nderkohe qe organizmi i femijeve eshte ai qe reagon me shpejt, si dhe ne te njejten kohe eshte me i ndjeshem. Pervec kujdesit per t'u veshur me trashe mjeket keshillojne edhe marrjen e vaksines se gripit te zakonshem.
Virozat
Konkretisht shqetesimet nisin me temperature te larte, dhembje te kyceve, probleme me aparatin e frymemarrjes, rruget e siperme respiratore. Probleme te tjera jane shqetesime pastro-intestinale, kolle, infeksione respiratore. Sipas mjekeve, kolla dhe infeksionet respiratore jane tipike te kesaj viroze. Madje problemet me semundjet e aparatit te frymemarrjes kane nisur qe ne muajt e nxehte, e me ardhjen e vjeshtes jane shtuar edhe me shume. Ne buletinin e fundit informativ, lidhur me monitorimin e situates per qarkullimin e virozeve ne vendin tone, Instituti i Shendetit Publik ka sqaruar se muajt e fundit infeksionet respiratore kane ardhur drejt rritjes, dhe me problematike situata ka qene ne moshat pediatrie. Sipas ISHP-se, fluksi i pacienteve ne pediatri dhe mostrat e pakta qe dergohen ne ISHP per ekzaminim nuk bejne te mundur kontrollin e te gjithe situates dhe monitorimin e duhur lidhur me viruset qe prekin me teper femijet. Nderkohe qe rastet me gripin e derrit kane ardhur duke u ulur.
Fundjava, ditet me te ftohta te vitit
Sinoptikanet konfirmojne se fundjava do te kete edhe ditet me te ftohta e ketyre muajve te fundit pavaresisht se renia e temperaturave ka filluar prej disa javesh. Meteoalb ben me dije se po regjistrohen temperaturat me te uleta ne te gjithe vendin, deri ne -7 grade Celsius. Renia e temperaturave ditet e fundit eshte shoqeruar me reshje debore ku ne qarkun e Kukesit jane shenuar temperature deri ne -5 grade. Si pasoje e reshjeve nje pjese e rrugeve qe lidhin komunat e thella e Shkoder, Kukes, Has, Tropoje dhe Diber jane bllokuar ndersa ka pasur nderprerje edhe ne rrjetin elektrik.