E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH merr masa për reduktimin e braktisjes së shkollave



Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë masa për uljen e numrit të nxënësve që braktisin shkollat. Ky institucion ka udhëzuar drejtoritë arsimore rajonale të marrin masa për të mos lejuar nxënësit që të lënë procesin e arsimimit në mes. Në udhëzimin e Ministrisë për marrjen e masave për mbar-vajtjen e vitit të ri shkollor 2010-2011 thuhet se në kuadër të zbatimit të aksionit Kombëtar për reduktimin në zero të braktisjes shkollore në nivel DAR/ZA-je duhet të marren këto masa. Duhet të ngarkohet një specialist që do të merret me hartimin dhe monitorimin e zbatimit të planit të veprimtarive vjetore në nivel drejtorie arsimore për këtë problem. Nga këto drejtori duhet të raportohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dy herë në vit për realizimin e këtij plani. Raporti duhet të shoqërohet me informacion statistikor të braktisjes shkollore nga klasa e I-IX. Mësuesit që punojnë me nxënës që kanë braktisur shkollën, ose që shfaqin prirje për braktisjen e saj të trajnohen. MASH udhëzon të hartohen programe të veçanta pune në nivel klase dhe shkolle për ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e shkollimit. Një rëndësi e veçantë i kushtohet arsimimit të nxënësve të ngujuar, si dhe zbatimit të projektit “Shansi i dytë” për arsimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe nxënësve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes. Realizimi i aksionit uljen e braktisjes shkollore, mbështet nga “Plani i veprimit për reduktimin në zero të braktisjes shkollore 2009-20013”.

31 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›