Xhuvani, Qirjaqi, Fehmiu, treshja e artë e kinemasë shqiptare
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës është çelur në ditën e dytë me filmat e retrospektivës në nderim të figurave të artit shqiptar. Tre çmime dhe një natë e konceptuar si homazh për tre emra nga më të mëdhenjtë e filmit shqip. Kjo ka qenë nata e parë e dicionit III të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës). Dhimitër Xhuvani skenarist, aktori Agim Qirjaqi si dhe aktori Bekim Fehmiu kanë qenë tre figurat që janë nderuar natën e parë të këtij festivali ndërsa kontributi i tyre në kinema u është prezantuar të ftuarve me një sërë filmash në program: “I dashur armik” “Bistrica”, “Lindje Perëndim Lindje”, “Mëngjese lufte”, “Dasma e Sakos” dhe “Kolonel Bunker”. Filmat që propozojnë botë dhe fate njerëzore nga Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja,Hollanda etj. konkurrojnë në seksionin “Vizione bashkohore”. Janë 10 filma nga produksionet më të fundit evropiane. Në këtë seksion konkurrohet për Çmimin “Gladiatori i Artë” për filmin më të mirë, për regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë.
Seksioni i dytë i rëndësishëm kushtuar kinemasë nga Rajoni, i quajtur Ballkan Ëord,, prezanton 7 filma në konkurrim për çmimin “filmi më i mirë ballkanik”, i cili jepet nga një juri ndërkombëtare. Jepet në këtë seksion edhe Çmimi i Kritikes (FIPRESCI), çmim prestigjioz për herë të parë prezent në Shqipëri. Në edicionin e tretë hapet një seksion i ri: “Studentët shqiptarë më filmin me metrazh të shkurtër”, për çmimin “Bukuroshja e Durrësit”.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës në ditën e dytë
Në orën 10.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" është shfaqur "Mëngjese lufte" (1971) me regji të Kristaq Dhamos dhe skenar të Dhimitër Xhuvanit. Po në nderim të figurës së Xhuvanit skenarist, sonte, ora 20.30 shfaqet në amfiteatrin e Durrësit "I dashur armik" (2004) me regji të të birit, Gjergj Xhuvanit. Filmi “I dashur armik” merr shkas nga një histori e vërtetë e ndodhur në vitet e luftës së dytë botërore në familjen e regjisorit Xhuvani. Fati bashkon, të fshehur në bodrumin e një tregtari qyteti: një partizan, një hebre, një italian dhe një kolaboracionist, të gjithë të rrezikuar nga hyrja e trupave gjermane në Shqipëri, pas kapitullimit italian të shtatorit ‘43. Të gjithë ia hedhin për mrekulli rrezikut për jetën, përveç të zotit të shtëpisë për të cilin rezervohet një finale e papritur. Filmi prek disa tematika që tingëllojnë shumë aktuale, në jetën e përditshme të qytetarëve të huaj që banojnë Torinon, si toleranca, kozmopolitizmi, bashkëjetesa dhe solidariteti njerëzor. Ngacmimi intelektual dhe ironia e hollë kalon tek spektatori mesazhe të rëndësishme pa e ngarkuar atë me ideologji. Në orën 12.00 u shfaq filmi "Është ferr me princeshën" në seksionin "Vizione bashkëkohore". Po në këtë seksion, në orën 22.00, u shfaq edhe produksioni franko-zviceran "Zemër kafshe" ("Coeur Animal", 2009) i regjisores Séverine Cornamusaz. Po dje në orën 18.00, skena e teatri “Aleksandër Moisiu” u hap me seksionin "Botë Ballkanike" ku konkuruan 7 prodhime nga rajoni. Prezantimi filloi me një prodhim mes Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës Maqedonase. Filmi "Disa histori të tjera" ("Neke Druge Price/Neke Druge Zgodbe", 2010) me regji të Marija Dzidzeva, Ivona Juka, Ana Marija Rosi, Ines Tanovic, Hanna Antonina Ëjçik-Slak, është shfaqur për së dyti në orën 22.00.
31 Gusht 2010