MASH merr presidencen e procesit te Bolonjes
Shqiperia dhe Belgjika do te jene ne 6 muajt e ardhshem bashkekryesuese te Procesit te Bolonjes. Lajmi behet i ditur nga Ministria e Arsimit, menjehere pas vizites se kreut te MASH, Myqerem Tafaj, ne Budapest. Takimi Ministror i Budapestit dhe Vjenes i zhvilluar me datat 11 dhe 12 mars, pati si teme "Ndertimin e shoqerise globale te dijes" dhe shkembimin e pervojes se vendeve ne Arsimin e Larte. Ne kete takim Ministri Shqiptar i Arsimit dhe Shkences, Tafaj vleresoi se arsimi parauniversitar dhe ai i larte ne Shqiperi ne keto vite ka pesuar reforma te thella. Ministri Tafaj, cilesoi se Shqiperia ka bere perpjekje serioze dhe sistematike per reformimin e kurrikules dhe struktures se studimeve te Arsimit te Larte ne perputhje me parimet e Procesit te Bolonjes dhe Universitetet shqiptare kane nje bashkepunim intensiv me rajonin e me gjere, ne kuader te programeve te BE. Mobiliteti i studenteve zhvillohet kryesisht ne kuader te programit TEMPUS dhe Erasmus Mundus, por ai eshte i pamjaftueshem. Regjimi i vizave eshte nje pengese nganjehere serioze per mobilitetin e studenteve dhe pedagogeve. Ky eshte nje argument me shume per liberalizimin e vizave aq me teper qe Shqiperia ka bere nje progres evident ne permbushjen e kritereve te kerkuara"- u shpreh Tafaj. Ministri i Arsimit dhe Shkences, duke u ndalur ne menyre te vecante ne sfiden kryesore afatgjate, ate te rritjes se cilesise ne arsimin shqiptar, Tafaj, vleresoi se objektivi kryesor ne Arsimin e Larte eshte arritja e standardeve evropiane jo vetem ne akses por edhe ne cilesine e studimeve.