E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH ngre komision për lëndët e Gjuhë Letërsisë

Kurrikula e re dhe programet e gjuhës dhe letërsisë në sistemin parauniversitar është një problem që ka sjellë një mbledhje me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe qendrës së studimeve Albanologjike. Fakti që në sistemin e shkollave 9 vjeçare apo edhe në shkollat e mesme  lëndët e gjuhës dhe letërsisë duhen të bëhen bashkë apo si lëndë më vete ka sjellë

shumë diskutime në këtë tryezë të rrumbullakët të organizuar enkas për këtë problem. Në përfundim të këtij takimi është krijuar një komision i cili do të funksionojë për pesë vjet dhe të gjitha përfundimet në të cilat do të dalë mbledhja do tja paraqesë Ministrit të Arsimit. Dhënia e lëndëve të cilat bazohen në gjuhën shqipe në shumë raste kanë qenë edhe problematike për vetë nxënësit ose mësuesit. Por edhe sipas studimeve të ndryshme dhënia e lëndëve të gjuhës shqipe të ndara si për shkollat nëntëvjeçare por edhe për shkollat e mesme nuk përbën ndonjë risi pasi nxënësit duhet të mos ngarkohen shumë gjatë procesit mësimor.

Last Updated on E Hene, 12 Prill 2010 20:43

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›