E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare publikon pullën e re në nder të miqësisë me Italinë

Posta Shqiptare iu bashkëngjit ditën e djeshme nderimit të madhe që iu bë Ministrit të jashtëm Italian Fratini. Me rastin e vizitës së tij në vendin tonë Posta shqiptare publikoi pullën më të re me logon Italia dhe Shqipëria Dy popuj një det një miqësiKjo pullë I realizuar nga piktori

dhe heraldisti Gjin Varfri. Drejtoresha e marketingut në Drejtorinë e Postës Shqiptare Arta Kazazi ka zbuluar ditën e djeshme edhe simbolikën e  kësaj pulle he zarfit të realizuar me të njëjtën imazh. Dalja e kësaj pulle në 12 Prill e shënjon dhe këtë datë si një ngjarje në memorien e bashkëkombësve të cilët janë të parët që do të marrin zarfe nga miqtë dhe të afërmit në mbarë Evropën. Bashkëpunimi ndërmjet postës shqiptare dhe asaj Italiane konfirmohet  jo vetëm nga marrëveshjet dypalëshe por nga vizita e mëparshme e drejtuesit të postës jo vetëm nga marrëveshjet dypalëshe por edhe nga vizitat e mëparshme e drejtuesit të postës Italiane Masimo Sarmi. Posta Italiane ka realizuar për sistemin postar kombëtar certifikim elektronik të firmës si dhe krijimin e një qendre rajonale transite e cila ofron shërbime edhe për Kosovën dhe Maqedoninë.

Last Updated on E Hene, 12 Prill 2010 20:46

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›