E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH njeh diplomat e 23 studentëve për muajin gusht



Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon listën e diplomave që janë njohur për herë të dytë nga ky institucion për muajin gusht. Bëhet fjalë për ekuivalentimin e diplomave të 23 studentëve që janë diplomuar jashtë vendit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar dje listën e aplikantëve që u është kryer njohja e diplomës në 15 ditshin e fundit të këtij muaji. Më poshtë do të gjeni listën me emrat e personave që duhet të tërheqin certifikatën e njohjes të lëshuar nga MASH këtë muaj. Kjo është hera e dytë që MASH ekuivalenton diplomat e kandidatëve brenda muajit gusht.
Diplomat
Numri i diplomave të huaja të ekuivalentuara gjatë këtij muaji shkon në 70. Gjatë këtij viti Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njohur një numër të lartë të diplomave të studentëve shqiptarë që kanë preferuar të kryejnë studimet ë larta në universitet jashtë Shqipërisë. Nga njohja e diplomave kanë përfituar 220 aplikantë në muajin qershor dhe në muajin korrik u bë tre herë ekuivalentimi i mbi 200 diplomave të fituara nga studimet e kryera në vendet e huaja apo brenda vendit. Procedura për njohjet e diplomave ose certifikatave të huaja edhe në vendin tonë u ndryshua nga MASH, vetëm disa muaj më parë. Me ndryshimet e reja, e gjithë procedura e njohjes së diplomave dhe certifikatave duhet të përfundojë brenda 45 ditëve, nga dita kur dosja për aplikim është e plotësuar me dokumentacion e kërkuar.
Dokumentet
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të njohur listën e dokumenteve që duhet të plotësoj një aplikant për të konvenvertuar diplomën e fituar nga studimet në vendet e huaja. Dosja e një aplikanti për njohje diplome duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: formatin e aplikimit të plotësuar; diplomën ose certifikatën ose vërtetimin e diplomimit; listën e notave ose suplementin e diplomës; dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, si dhe mandat-pagesën. MASH ka bërë të ditur se tarifa për procedurat e njohjes është 2500 lekë. Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Dokumentet për shtetasit e huaj, duhet të jenë me përkthim të vërtetuar. Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga Ambasada Shqiptare, ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar dhe do të procedohet sipas përcaktimeve të tjera.

Lista e diplomave të njohura për muajin gusht
1. Haxhi Giu
2. Jola Himçi
3. Genti Bardhi
4. Henri Kolani
5. Ervin Llahana
6. Julian Terpo
7. Yzeir Velcani
8. Andon Laska
9. Erjona Kastrati
10. Mirlinda Çollaku
11. Klajdi Jonuzaj
12. Nada Lekbello
13. Teki Dobroshi
14. Vaeld Zhezha
15. Denada Kakeli
16. Anita Kardhiqi
17. Entela Muço
18. Elda Berisha
19. Mira Mihilli
20. Artur Metani
21. Marinela Paço
22. Marcela Resuli
23. Mirela Veriga

Tekstet shkollorë, shpërndarje edhe të dielën
Shkollat e sistemit parauniversitar do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e diel për të shpërndarë tekstet shkollore. Edhe javën tjetër shpërndarja e librave në shkolla do të vazhdojë gjatë ditës së diel. Data 5 shtator është afati i fundit për shitjen e librave në ambientet brenda shkollave ku procesi mbikëqyret nga drejtuesit dhe mësuesit e sistemit parauniversitar. Pas kësaj date nxënësit, së bashku me prindërit, mund të drejtohen në librari për të gjetur tekstet. Burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë pohuar faktin e mungesës së teksteve mësimore në shkolla nga ato shtëpi botuese që nuk kanë plotësuar afatet. MASH ka bërë të ditur se nëse brenda datës 15 shtator shtëpitë botuese nuk i kanë dorëzuar të gjitha tekstet atëherë ndaj tyre do të merren dhe masa. Nxënësit e klasave të para,do të hasin vështirësi për pajisjen me libra në kohë, pasi për ata mungon një pjesë e teksteve, ndërkohë që vetëm një javë na ndan nga fillimi i vitit të ri shkollor. Shkollat do të qëndrojnë të hapura edhe për sa i përket regjistrimeve të nxënësve.

Fondi i Ekselencës
Nesër afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për studentët fitues në konkurse e olimpiada

Studentët fitues në konkurse dhe Olimpiada Ndërkombëtare që përfitojnë nga fondi i ekselencës Brenda ditës së hënë duhet të duhet të dorëzojnë dosjen e dokumenteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Edhe nxënësit dhe studentët e shkëlqyer duhet të përfundojnë dorëzimin e dokumentacionit Brenda kësaj dite. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall programin dhe afatet e dorëzimit të dokumenteve për përfituesit e çmimeve të konkurseve dhe olimpiadave. Nxënës dhe studentë që janë klasifikuar në tre vendet e para në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare, me reputacion. Studentë dhe doktorantë që kanë mbaruar studimet përkatëse me rezultat “shkëlqyer” (summa cum laude) në Institucionet e huaja të Arsimit të Lartë që renditen në 30 më të mirët e botës. Masa e çmimeve përcaktohet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në varësi të mundësive financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Procedura e dhënies së çmimit bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ndjek hapat dhe fazat e mëposhtme: Ministri i Arsimit dhe Shkencës krijon Komisionet e Përzgjedhjes (KP) sipas fushave dhe Sekretarinë Teknike të Programit (STP).STP verifikon dosjet dhe njofton kandidatët për mbërritjen e dokumenteve. Kandidatët mund të propozohen edhe nga vetë institucionet e sistemit të arsimit dhe shkencës të vendit. Faza e përzgjedhjes sipas MASH është formale. STP verifikon dosjet për plotësimin formal të kritereve. Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret bazë përjashtohen nga përzgjedhja në fazat e mëtejshme. Atyre u dërgohet njoftim për përjashtimin nga procedurat e mëtejshme të përzgjedhjes;SPT bën publike listën e plotë të aplikantëve që plotësojnë kriteret bazë. Faza e përzgjedhjes përfundimtare:KP bën klasifikimin përfundimtar të kandidatëve dhe i dërgon listën ministrit të Arsimit dhe Shkencës për miratimin e kandidatëve fitues. Mbi bazën e numrit të bursave që disponohen si dhe listës së përzgjedhjes përfundimtare, të përpiluar nga KP, ministri i Arsimit dhe Shkencës miraton listën e kandidatëve fitues. Kjo listë, së bashku me të dhënat më të rëndësishme të dosjeve të kandidatëve, bëhen publike.

29 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›