MASH njeh diplomat e 46 studentëve për muajin gusht
Avushe Zhuka
Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon listën e diplomave që janë njohur nga ky institucion për muajin gusht. Bëhet fjalë për 46 studentë , për të cilët, procesi i njohjes së diplomës së fituar jashtë vendit ka përfunduar. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka publikuar listën e aplikantëve që u është kryer njohja e diplomës në javën e parë të këtij muaji. Tashmë, kandidatëve që iu është ekuivalentuar diploma e fituar nga studimet e kryera në vend të huaj edhe në vendin tonë, duhet të paraqiten pranë kësaj ministrie, për të tërhequr certifikatën e njohjes.
Diplomat
Brenda këtij viti Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka bërë ekuivalentimin e një numri të madh diplomash të huaja. Në muajin nëntor, kjo ministri bëri ekuivalentimin e rreth 204 diplomave të studentëve shqiptarë që kishin zgjedhur të kryenin studimet ë larta në universitet jashtë Shqipërisë. Më pas, në muajin maj, Sektori i Njohjes së Diplomave, pas shqyrtimit të dosjeve, konvertoi edhe 346 diploma të tjera të huaja. Nga njohja e diplomave kanë përfituar dhe 220 aplikatë në muajin qershor dhe në muajin korrik u bë tre herë ekuivalentimi i mbi 200 diplomave të fituara nga studimet e kryera në vendet e huaja apo brenda vendit. Procedura për njohjet e diplomave ose certifikatave të huaja edhe në vendin tonë u ndryshua nga MASH, vetëm disa muaj më parë. Me ndryshimet e reja, e gjithë procedura e njohjes së diplomave dhe certifikatave duhet të përfundojë brenda 45 ditëve, nga dita kur dosja për aplikim është e plotësuar me dokumentacion e kërkuar.
Dokumentet
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të njohur listën e dokumenteve që duhet të plotësoj një aplikant. Dosja e një aplikanti për njohje diplome duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: formatin e aplikimit të plotësuar; diplomën ose certifikatën ose vërtetimin e diplomimit; listën e notave ose suplementin e diplomës; dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, si dhe mandat-pagesën. MASH ka bërë të ditur se tarifa për procedurat e njohjes është 2500 lekë. Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Dokumentet për shtetasit e huaj, duhet të jenë me përkthim të vërtetuar. Të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga Ambasada Shqiptare, ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar dhe do të procedohet sipas përcaktimeve të tjera.
Lista e diplomave të njohura në muajin gusht
1. Artur Metani
2. Elton Kalica
3. Leonora Kallupi
4. Ervis Struga
5. Oltion Hoxha
6. Renan Berati
7. Bejiq Ramush
8. Eda Nocka
9. Kozeta Dushi
10. Taulant Haxhi
11. Devis Pllaha
12. Alba Bujari
13. Lazar Tuni
14. Ermal Kaloshi
15. Erisa Dautaj
16. Edmond Biçoku
17. Manjola Deliu
18. Gent Gogaj
19. Shaban Hyseni
20. Qazim Hoxha
21. Genti Sanxhaku
22. Lindita Hereni
23. Arbër Vrekaj
24. Klodian Dhoska
25. Lunida Xheka
26. Nezar Eldidy
27. Elis Bushati
28. Ilda Kashami
29. Armer Juka
30. Klement Guci
31. Vasilika Tuni
32. Aurel Çuko
33. Ardian Hysi
34. Valmira Hasanaj
35. Beneta Bejleri
36. Aliel Kika
37. Zijadin Krasniqi
38. Marsel Zhupa
39. Kujtim Neziraj
40. Bledar Maçka
41. Renato Doko
42. Nazmi Abdullahu
43. Pandi Faniko
44. Enkelejda Koka
45. Flogert Lako
46. Klodiana Turhani
Tiranë, udhëtimi me shërbimin publik në kaos
Shërbimi publik në linjat më të populluara të kryeqytetit si linja “Kombinat Kinostudio”, “Unaza” dhe “Tiranës Re” është bërë vërtet problem. Trafiku i rënduar detyron shumë pasagjerë që të presin për minuta të tëra në stacion, ndërkohë që ndodh që të mos hipin dhe në mjetin urban të radhës për shkak të tejmbushjes së tij në stacionet e mëparshme. Pasagjerët që përdorin çdo ditë shërbimin publik për të kryer punët e tyre u bëjnë apel organeve kompetente të ndërhyjnë duke krijuar hapësira rrugore të veçanta në mënyrë që trafiku i mbingarkuar i Tiranës mos të bëhet pengesë për vonesat. Ata gjithashtu ankohen se udhëtimi me këto linja u merr shumë kohë dhe nuk është i rehatshëm. Pasagjerët kërkojnë që në këto linja të rregullohet sistemi, duke zëvendësuar automjetet e vjetër me të rinj. Mbyllja e disa segmenteve rrugorë dhe devijimi i disa rrugëve kryesore për transportin urban shkakton gjithashtu një kaos të vërtetë në trafikun e kryeqytetit. Si rezultat i vijimit të punimeve për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej” dhe të disa rrugëve në Tiranë trafiku është rënduar shumë pothuajse në gjithë qytetin. Udhëtimi në linjat “Kombinat – Kinostudio”, “Unazës”, “Uzina e Autotraktorëve – Qendër” dhe “Tiranë e Re –St.Trenit është në këto ditë të nxehta vere është bërë vërtet stresues për pasagjerët. Në këto linja fluksi i udhëtareve është i lartë dhe automjetet janë të vjetruar. Shumica e mjeteve urbanë nuk kanë mjaftueshëm hapësirë dhe ndenjëse, ndërkohë që sistemi i ajrimit nuk funksionon. Herë pas here qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra për të shkuar në destinacion. Veç vonesave dhe pritjeve për disa minuta si në trafik ashtu dhe në çdo stacion pasagjerët janë të detyruar të qëndrojnë në kushte të papërshtatshme në pak metër katrorë, në temperaturat deri në 40 gradë. Vonesat e autobusëve, higjiena e tyre, trafiku, mbipopullimi dhe së fundi edhe vapa janë disa nga faktorët shqetësues për qytetarët e Tiranës në shërbimin publik. Për këtë arsye nevojiten më shumë transportues urbanë, segmente rrugore dytësore vetëm për automjetet publike dhe kushte më të favorshme. Edhe pse në disa linja Bashkia e Tiranës vuri disa mjete publike të reja këto nuk mjaftojnë për të përballuar fluksin e pasagjerëve që përdorin çdo ditë shërbimin publik.
5 Gusht 2010