E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët fitues në konkurse e olimpiada, afat për dorëzimin e dokumenteve deri në 30 gusht



Studentët fitues në konkurse dhe Olimpiada Ndërkombëtare kanë afat për dorëzimin e dokumenteve deri në datën 30 gusht. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall programin dhe afatet e dorëzimit të dokumenteve për përfituesit e çmimeve të konkurseve dhe olimpiadave. Nxënës dhe studentë që janë klasifikuar në tre vendet e para në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare, me reputacion. Studentë dhe doktorantë që kanë mbaruar studimet përkatëse me rezultat “shkëlqyer” (summa cum laude) në Institucionet e huaja të Arsimit të Lartë që renditen në 30 më të mirët e botës. Masa e çmimeve përcaktohet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në varësi të mundësive financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Procedura e dhënies së çmimit bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ndjek hapat dhe fazat e mëposhtme: Ministri i Arsimit dhe Shkencës krijon Komisionet e Përzgjedhjes (KP) sipas fushave dhe Sekretarinë Teknike të Programit (STP).STP verifikon dosjet dhe njofton kandidatët për mbërritjen e dokumenteve. Kandidatët mund të propozohen edhe nga vetë institucionet e sistemit të arsimit dhe shkencës të vendit. Faza e përzgjedhjes sipas MASH është formale. STP verifikon dosjet për plotësimin formal të kritereve. Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret bazë përjashtohen nga përzgjedhja në fazat e mëtejshme. Atyre u dërgohet njoftim për përjashtimin nga procedurat e mëtejshme të përzgjedhjes;SPT bën publike listën e plotë të aplikantëve që plotësojnë kriteret bazë.
Faza e përzgjedhjes përfundimtare:KP bën klasifikimin përfundimtar të kandidatëve dhe i dërgon listën ministrit të Arsimit dhe Shkencës për miratimin e kandidatëve fitues. Mbi bazën e numrit të bursave që disponohen si dhe listës së përzgjedhjes përfundimtare, të përpiluar nga KP, ministri i Arsimit dhe Shkencës miraton listën e kandidatëve fitues. Kjo listë, së bashku me të dhënat më të rëndësishme të dosjeve të kandidatëve, bëhen publike.

5 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›