Transplanti i veshkes, 13-vjecari del me sukses
Sadam Begovi, 13-vjecari nga Shkodra, ka dale me sukses nga transpalnti i veshkave, te cilit iu nenshtrua vetem nje dite me pare, ne nje prej spitaleve private ne vendin tone. Vetem pak minuta pasi ka lene sallen e reanimacionit, per t'u vendosur ne dhomen e tij, ku do te qendroje disa dite, Sadami dhe tezja e tij, qe i dhuroi veshken, flasin per operacionin dhe gjendjen e tyre shendetesore. Ekipi i mjekeve te Spitalit Amerikan eshte kryesuar gjate transplantim, nga profesori turk Sadik Orsez, i cili deklaron se operacioni eshte realizuar me sukses. "Sadami eshte pacienti i pare ne kete moshe, i transplantuar ne Shqiperi dhe per ne ishte nje sfide. Mund te them qe nga ana teknike, operacioni ka kaluar me shume sukses, cdo gje eshte shume mire tani per te dy pacientet. Te gjitha funksionet e veshkes i ka shume normale dhe duke qene nje pacient, qe nuk ka pasur funksion veshke aspak deri me sot, ai ka urinuar 4 litra qe diten e pare kjo per ne, eshte tregues i suksesit te operacionit" ka pohuar profesori turk. Nderkohe qe nena e Sadamit tashme, eshte e lumtur por edhe e emocionuar per gjendjen e te birit dhe motres se saj, qe ka dhuruar veshken. "Ndihem shume mire, kur shikoj se te dy kane dale shume mire falenderoj spitalin e femijeve, gjithe pushtetaret, Anila Godon dhe mjeket ketu per gjithcka" ka pohuar nena e 13-vjecarit. Fale mbeshtetjes se Ministrise se Shendetesise, e cila financoi kryerjen e transplantit dhe mjekeve te Spitalit Amerikan qe e realizuan ate, tashme Sadami do te mund te kryeje nje jete normale, ashtu si te gjithe bashkemoshataret e tij.